Kinema
70 filma pjesë e festivalit “PriFest” në Prishtinë
Prishtina International Film Festival njofton se në edicionin e 11 të tij do të shfaqen 70 filma.
Festivali pritet të fillojë në mes të korrikut me datën 16 deri dhe zgjate deri më 21 korrik kur dhe shënohet ceremonia e ndarjes së çmimeve.
“Edhe këtë verë të nxehtë, PriFest do t’u jap një mundësi unike që mbrëmjet t’i kaloni në kinema. Në gjithsej 10 programe të ndryshme, nga të cilat pesë janë garuese dhe 5 jogaruese vijnë, 6 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë evropiane, 17 premiera regjionale dhe 34 të tjera premiera në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Drejtori artistik i PriFest, Fatos Berisha ka thënë se është shumë i kënaqur me numrin e aplikimeve në festival dhe kualitetin e filmave.
“Numri i premierave botërore dhe regjionale flet se PriFest me kalimin e kohës është shndërruar në festival të rëndësishëm ndërkombëtar në rajon”, tha ai.
Shfaqja e filmave do të bëhet në katër lokacione, në Teatrin Kombëtar ku dhe do të jetë hapësira kryesore e festivalit, Kinemanë ABC dhe Kino Armata, si dhe në hapësirën tradicionale të festivalit në qiellin e hapur në sheshin Zahir Pajaziti.
“Biletat e festivalit për të përcjellur filmat edhe sivjet do të jenë 3 euro, ndërkohë që do të ofrohen edhe kartelat pako “All in One” që për 15 euro ku mund të përcillet i gjithë programi i festivalit”, theksohet në njoftim.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












