Lajme
Akademi Komemorative për profesorin Skënder Gashi
Instituti Albanalogjik ka organizuar akademi komemorative për nder të figurës së prof. dr. Skender Gashit.
Pjesë e saj ishin akademikë, profesorë, ministra e shumë miq të të ndjerit. Gashi i cili ndërroi jetë ditën e enjte në Vjenë, kishte nisur punën e parë të tij, pikërisht në Institutin Albanalogjik të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Drejtori i Institutit Albanalogjik, Hysen Matoshi tha se profesori Skënder Gashi ka dhënë një kontribut të madh në këtë institut duke theksuar se ikja e tij nga jeta ka lënë zbrazëti të madhe.
I pranishëm në këtë akademi ishte edhe Zv.kryeministri, Behgjet Pacolli, i cili duke ngushëlluar familjen Gashi, ka thënë se Kosova ka humbur një njëri të madh.
Ndërsa djali i të ndjerit njëherësh ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka falënderuar të gjithë për kujdesin dhe fjalët e mira.
Gashi ka thënë se për shkak të procedurave ende nuk e kanë caktuar kohën e varrimit të profesorit, por se për këtë do të njoftohen me kohë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












