Muzikë
Pianistja shqiptare, koncert në Gjermani
Pianistja shqiptare, Dhurata Lazo, do të prezantohet me një koncert pianoje para audiencës gjermane, përkatësisht në Dhomën e Koncerteve në Kështjellën Lihtenburg në Kusel të Gjermanisë, shkruan KultPlus, përcjell albinfo.ch.
Koncerti do të mbahet më 29 qershor, ndërsa Dhurata Lazo, lindur në Gjirokastër të Shqipërisë, ka një spektër të gjerë në muzikë klasike, duke filluar nga baroku deri te muzika e tanishme. Ajo tanimë është ftuar në shumë festivale evropiane dhe më gjerë dhe ka incizuar shumë CD.
Shumë herë janë mahnitur kritikët e muzikës në ekzekutimin e veprave me shumë ndjesi. Është për herë të parë mysafire në Centshojne në Kështjellën (Burg Fortifikatën ) Lihtenberg. Repertori i saj përmban pjesë nga Volfgang Amadeus Mozart, Ervin Stafa (koomponist shqiptar) Shopen dhe të tjerë. Po ashtu bashkëshorti i saj muzikon së bashku me Dhuratën, ku një pjesë të koncertit prezantohet me Zija Bushi Bejleri. Ai është saksofonist i njohur, ndër të tjera është udhëheqës i ,,Bigbendit “në Shkollën e Lartë të Muzikes Kaizerslauter. Programi përmban pjesë nga Gjetano Doceti dhe Jetome Safari.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












