Kinema
“Open Cinema”, me filma shqiptarë dhe të huaj në Belsh
“Open Cinema” sezonin e tretë e nisi në qytetin e Belshit, ku për shtatë net me radhë u shfaqën filma të ndryshëm.
Ky event i rëndësishëm edhe këtë sezon të tretë në Belsh solli në vëmendjen e publikut shqiptar projeksionet më të mira të kinemasë shqiptare dhe asaj të huaj. E veçanta në këtë vit ishin prodhimet e filmit të animuar shqiptar, të cilat u ndoqën nga moshat e vogla dhe jo vetëm.
I konceptuar si një show kinematografik “Open Cinema” mblodhi para ekranit të madh emra të njohur të kinemasë shqiptare, si aktorë, regjisorë, kineastë etj.
Mbrëmjet magjike të filmit u shoqëruan edhe me këngëtare, që performuan muzikën e njohur shqiptare, duke sjellë emocione të bukura për filmin, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Natën e parë kaluan në tapetin e kuq emra të njohur të kinemasë sonë, si aktorët Birçe Hasko, Bujar Asqeriu, Suela Konjari, Gentian Hazizaj etj.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














