Muzikë
Rita Ora anulon pjesëmarrjen në Islandë
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka njoftuar se e ka anuluar pjesëmarrjen në një festival të muzikës në Islandë.
Ora ka thënë se këtë e ka bërë për shkak se ka pasur problem me shëndetin, transmeton albinfo.ch.
“Unë jam shumë e trishtuar që duhet t’i lajmëroj të gjitha ata që e ndjekin festivalin “Solstice” në Islandë se unë nuk do të jem në gjendje të marr pjesë, ashtu siç ishte planifikuar. Unë jam duke u shëruar, pasi kam pasur një infeksion në gjoks dhe jam këshilluar nga mjekët e mi për të marrë pak kohë që të shërohen”, ka thënë Ora.
Ajo ka thënë se është e zhgënjyer pasi nuk do të mund t’i takojë fansat e saj në këtë vend. Por Ora ka paralajmëruar se do të jetë atje vitin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














