Lifestyle
Publikohet dokumentari me Rita Orën në Kosovë
Është publikuar dokumentari i Soccer Aid që është realizuar për UNICEF-in, ku pjesë e tij është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, njëherësh edhe ambasadore e kësaj organizate, Rita Ora.
Artistja shqiptare është pjesë e këtij dokumentari në kuadër të vizitës së saj që e pati në muajin prill të këtij viti në Kosovë.
Rita në prill vizitoi vendlindjen për të parë se si UNICEF, po financon infermieret lokale, të cilat shkojnë derë më derë, dhe ofrojnë kujdes shëndetësor dhe mbështetje për fëmijët që jetojnë në varfëri, transmeton albinfo.ch. Nga kjo vizitë është publikuar edhe videoja në të cilën artistja shqiptare rrëfen që edhe pse lufta ka mbaruar në vitin 1999, ka ende familje që jetojnë në varfëri.
Në video Rita rrëfen edhe jetesën e vështirë të Antigonës, nënë e dy fëmijëve, jeta e së cilës ndryshoi krejtësisht në moshën 12-vjeçare kur babai i vdiq nga kanceri.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë














