Muzikë
U rikthyen pas 30 vitesh, “Gjurmët” lanë gjurmë në 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës
Gjurmë në festën e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës la edhe grupi “Gjurmët” me koncertin e shumëpritur, i cili u mbajt në sallën 1 Tetori, shkruan KultPlus.
Pas mikpritjes shtetërore që i bëri ish-presidentit amerikan Bill Clinton, Prishtina vazhdoi festën me muzikë live në koncertin e grupit “Gjurmët”. Festa ka filluar me falenderime nga udhëheqësi i grupit Gjurmët, zotëri Migjen Kelmendi, i cili është shprehur i nderuar të mbajë koncert në ditën kur Kosova feston 20-vjetorin e çlirimit dhe të hyrjes së trupave paqeruajtës të KFOR-it dhe NATO-s.
Ai bashkë me mysafirët e tij të shumtë u ka dhënë të pranishmëve një shfaqje të jashtëzakonshme, që padyshim do të lërë gjurmë në kujtesën e tyre. Pjesë e këtij koncerti kanë qenë shumë artistë të mirënjohur të estradës muzikore në Kosovë e Shqipëri. Dukagjin Lipa, Xuxi, Kastro Zizo, Shpat Deda, Tumor Kuçi, Elina Duni, Genc Saliu dhe Edona Vatoci kanë qenë ndër emrat që kanë kënduar përkrah Gjurmëve, duke sjellë hitet e tyre.
Në këngë me ta është bashkuar edhe publiku, i cili ndonëse i ri në moshë, i njihte të gjitha tekstet e këngëve monumentale të grupit. Koncerti ka pasur edhe muzikë me karakter kombëtar e patriotik, interpretuar nga grupi Polifonik.
Pjesë e back-vokaleve kanë qenë artistet: Jehona Lumi, Florent Abrashi dhe Donika Rushiti. E pyetur nga KultPlus, Lumi ka treguar punën e gjatë dhe të palodhshme që kanë bërë në prova. “Kur e kujtojmë që do të bëjmë koncert në një ditë feste, po na ikën lodhja” ka treguar Lumi./Rrona Jaka
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












