Kosova
Rreth pesë biznese shuhen çdo ditë në Kosovë
Që nga viti i kaluar në Kosovë për çdo ditë rreth pesë biznese kanë mbyllur aktivitetin e tyre dhe kanë kaluar në statusin e bizneseve të shuara. Sipas përfaqësueseve të bizneseve, këto shifra janë shqetësuese dhe kërkojnë nga autoritetet kompetente që të mundohen të gjejnë arsyen e shuarjes së bizneseve.
Statistikat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë tregojnë se gjatë tërë vitit të kaluar janë shuar 1893 biznese, të cilat nëse zbërthehen, i bie se më shumë se pesë biznese shuhen brenda një dite. Kurse nga fillimi i këtij viti e deri më tani janë shuar 787 biznese, apo më shumë se katër biznese në ditë.
Shumica e bizneseve të shuara i takojnë tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga hoteleria dhe akomodimi, industria përpunuese, prodhimtaria dhe ndërtimtaria.
Përderisa në Ministrinë e Tregtisë nuk kërkohet ndonjë arsye e veçantë për procedurat e shuarjes vullnetare të bizneseve, përfaqësues të komunitetit të biznesit konsiderojnë se mes arsyeve për shuarjen e aktivitetit, afaristët vazhdimisht kanë përmendur rënien e fuqisë blerëse, rritjen e kostos për mirëmbajtje të biznesit, moszbatimin e ligjeve, konkurrencën dhe barrën fiskale.
Agim Shahini, kryetar në Aleancën Kosovare të Biznesit, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se trendi i shuarjes së bizneseve në Kosovë është përafërsisht i njëjtë me vendet e rajonit. Sipas një hulumtimi të kësaj aleance, thuhet se në dy dekadat e fundit, rreth 2000 biznese mbyllin veprimtarinë e tyre brenda një viti, kryesisht biznese me më shumë se dy punëtorë, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
“Përgjigjet e afaristëve të cilët i kanë mbyllur bizneset janë të ndryshme. Sipas tyre, bizneset shuhen për shkak se e humbin fuqinë konkurruese karshi monopoleve të krijuara në Kosovë. Pastaj, taksat janë të lartë dhe nuk mund të krijojnë produktivitet për aktivitetin e tyre, nuk kanë qasje në tenderë, grante dhe donacione sepse nuk kanë afërsi me zyrtarë të politikës, ekonomia joligjore që është mbi 30 për qind, e që kjo ndikon drejtpërdrejtë te ta”, thotë Shahini.
Skënder Krasniqi, kryetar në Odën e Afarizmit të Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se numri i shuarjes së bizneseve tregon për mosgatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të krijuar ambient të favorshëm për mbijetesë të bizneseve pas regjistrimit.
Ai thotë se në Kosovë procedurat për regjistrimin e bizneseve janë të lehtë, përderisa procedurat për mbyllje shumë të komplikuara.
Sidoqoftë, përveç numrit të mbylljes së veprimtarive të bizneseve, rritje ka shënuar edhe regjistrimi i bizneseve të reja.
Gjatë vitit të kaluar, në Ministrisë e Tregtisë dhe Industrisë janë regjistruar 9690 biznese ose mbi 25 biznese për një ditë në nivel vendi.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











