Bizneset
UB shqiptaro-gjermane: Kosova nuk është vend i haraqit
Unioni i Bizneseve shqiptaro-gjermane ka reaguar ndaj konstatimit se “Diaspora nuk investon, Kosova kërkon haraq”, e cila ditëve të fundit, sipas tyre, është publikuar në disa media.
Me anë të një njoftimi ata kanë thënë se “Kosova përkundër disa vështirësive që mund t’i ketë, është një zonë me shumë favore për investitorët e jashtëm, e sidomos për investitorët nga Diaspora”.
Tutje thuhet se diaspora deri tani e ka dëshmuar gatishmërinë për investime në Kosovë dhe një pjesë e madhe e bizneseve ekzistente në Kosovë janë pikërisht biznese të krijuara me kapitalin nga diaspora.
“Anëtarë të Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane, ndër vite, kanë investuar në Kosovë dhe gatishmëria për investime është në rritje e sipër. Sot në Kosovë anëtarët e Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane janë pronarë të hidrocentraleve, pronarë të firmave të ndryshme prodhuese, aksionarë të bankave, pronarë të plantazheve të pemëve, pronarë të objekteve të gastronomisë, por edhe pronarë të firmave shërbyese të profileve të ndryshme. Interesimi për investime edhe më të mëdha në Kosovë është arritur edhe falë gatishmërisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për ofrimin e 40 hektarëve me infrastrukturë të përfunduar për ndërtimin e parkut ekonomik të bizneseve nga Diaspora, projekt ky tanimë i nënshkruar për implementim nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane, thuhet tutje në një postim të Bekim Brestovcit nga Unioni i Bizneseve shqiptaro-gjermane.
Tutje në njoftim thuhet edhe se në vargun e një vlerësimi pozitiv për investime në Kosovë dhe konform gatishmërisë së bizneseve nga Gjermania, në radhë të parë, por edhe nga shtetet e tjera ku jeton diaspora shqiptare, së shpejti do jetë edhe shoqëria e parë aksionare e bizneseve nga Diaspora, e cila me kapital të përbashkët do t’u qaset investimeve në industrinë ushqimore, në blegtori si dhe në turizmin malor.
“Janë këto vetëm disa nga faktet që hedhin poshtë pohimin e lansuar se“ Diaspora nuk investon, ngase Kosova kërkon haraq“. Diaspora asnjëherë si deri më tani nuk ka qenë më e motivuar për të investuar në Kosovë. Këtë e dëshmojnë projektet konkrete të realizuara dhe të iniciuara deri më tani, por edhe pjesëmarrja aktive dhe numerikisht e madhe e bizneseve nga Diaspora në konferencat ekonomike, të cilat një nga prioritetet kanë investimet në vend”, thuhet në fund të njoftimit.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













