CH-Ballkani
Ky është vendi më paqësor në botë
Në kontinentin evropian, në krye të renditjes si vendet më të paqta janë Islanda, Portugalia, Austria, Danimarka dhe Sllovenia
Paqja në botë është përmirësuar për të parën herë në pesë vite, por sidoqoftë planeti është më pak paqësor se një dekadë më parë.
Indeksi global i paqes ka zbuluar se shumë nga konfliktet e 10 viteve të shkuara, kanë nisur të shuhen. Por pavarësisht ndryshimeve pozitive, tensione të reja të brendshme dhe ndërkombëtare janë ndezur.
Islanda, është e pa sfiduar, vendi më paqësor në botë, një titull që e mban që nga 2008. Ajo ndiqet nga Zelanda e Re dhe Portugalia, një hyrje e re në krye të klasifikimit, transmeton TCH.
Në fund të listës, Afganistani zëvendëson Sirinë si vendi më pak paqësor në botë. Siria është tani vendi i dytë më pak paqësor i ndjekur nga Sudani jugor dhe Jemeni, përcjell albinfo.ch.
Raporti i përvitshëm, për llogari të institutit për ekonominë dhe paqen, ndalet tek faktorë si militarizimi, konflikti dhe lidershipi si edhe faktorë të tjerë në 163 vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë që renditet e 51-ta, në mesin e klasifikimit, një vend pas Serbisë.
Duke u përqendruar në kontinentin evropian, në krye të renditjes si vendet më të paqta janë Islanda, Portugalia, Austria, Danimarka dhe Sllovenia.
Ndërsa në dhjetëshen e fundit të klasifikimit ndodhen Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Moldavia, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Bjellorusia etj, me Rusinë që konsiderohet si vendi më pak paqësor në Evropë.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














