E-Diaspora
Flet skenaristi: Filmi “Kësulat” i kushtohet mbijetesës së njeriut në luftë
Porosinë e gjithë filmit, Jimi Tihofsi e përmbledh në këtë fjali: “Sa e vështirë është të mbijetosh në luftë nëse vendos të mos të bëhesh pjesë e luftës, duke i marrë armët në dorë”
Të mërkurën, më 12 qershor, në nderim të Ditës së Çlirimit të Kosovës, në Cyrih dhe në Lucern shfaqet filmi “Kësulat”. Bëhet fjalë për një dramë të fuqishme të luftës, të punuar nga regjisori anglez Alan M.Trow mbi skenarin e Jimi Tihofsit. “Kësulat” ka një rrëfim interesant dhe që nuk mbështetet në skemat bardh-zi që karakterizojnë shumë filma të luftës. Drama njerëzore e atyre që i kapi lufta pa i pyetur, është në fokus të autorëve të tij .
Albinfo.ch ka zhvilluar një bisedë me Jimi Tihofsin, i cili përveç skenarist është edhe producent i filmit dhe bartës i njërit nga rolet kryesore. Realizimi i këtij filmi është në qendër të kësaj interviste, në të cilën ai flet edhe për rrugën e tij të deritashme jetësore dhe artistike.
I lindur në Duminicë të Podujevës në vitin 1971, Jimi ka përfunduar shkollën fillore në fshatin Llaushë, kurse të mesmen në Podujevë. Interesimet e tij të hershme për film dhe teatër i ka thelluar duke u regjistruar në Akademinë e Arteve të Universitetit të Kosovës. Ka filluar studimet në degën për aktor të dramës. “Por për rrethana pasigurie i kam braktisur studiemet për të ardhur në Angli, ku pastaj po ashtu kam studiuar dramën”, thotë Tihofsi për albinfo.ch.
“Filmi `Kësulat` është filmi i parë ku unë jam skenarist dhe producent. Kam bërë para tij filma të metrazhit të shkurtë. Veç kësaj kam luajtur në teatër në Londër dhe kam bërë reklama ndërkombëtare gjithashtu”.
I pyetur nga albinfo.ch për motivin që e ka shtyrë të realizojë filmin “Kësulat”, Tihofsi thotë se motivi bazë ka qenë ky: “si artist, doja të kontribuoja për kulturën time. Lufta kishte një ndikim të madh në mua dhe dëshiroja të bëja diçka në këtë drejtim. Pastaj, meqë jetoja në Mbretërinë e Bashkuar gjatë asaj kohe, për shkak të theksit tim si i huaj, njerëzit gjithnjë më pyesinin se nga jam. Posa u tregoja se jam nga Kosova, pyetja e parë e tyre ishte: pse dhe si po ndodhë që ju të vriteni me fqinjët tuaj? Dhe kjo më pati bërë të mendoj shumë. Dëshiroja të shoh luftën nga këndvështrimi njerëzore, e jo politik”, shprehet Tihofsi.
Nga xhirimi i filmit
Ndërsa porosinë e gjithë filmit ai e përmbledh në këtë fjali: “Sa e vështirë është të mbijetosh në luftë nëse vendos të mos të bëhesh pjesë e luftës, duke i marrë armët në dorë”. Qasja e këndvështrimit tim është niveli njerëzor, e asesi ai politik. Nuk e kam zgjedhur të bazohem në statistika, sepse po flasim për krijim artistik e jo për deklarata politike. Sepse unë nuk dua të flas për forcat ushtarake, apo forcat që bëjnë luftëra. Por unë flas për njerëzit e pafajshëm, fëmijët, gratë, refugjatët, për vështirësitë e tyre në luftë”, shton Tihofsi në intervistën për albinfo.ch.
Premiera e filmit në Londër
Filmi “Kësulat” derfi tash është shfaqur në Kosovë, Shqipëri ndërsa premierën botërore e ka pasur në Londër. Ai deri tash ka marrë pjesë në disa festivale në program zyrtar si: “Hai Festival”, “Bafta”, “Canadian Independent Festival”, “Hollywood International Moving Pictures Film Festival”, “Borderlines Film Festival” etj.
Ndërkohë që “Kësulat” është duke bërë rrugën e vet nëpër festivale dhe salla të kinemave të botës, Jimi Tihofsi është duke u përgatitur për projektin e tij më të ri. “Jam duke e kompletuar skenarin tim të ri dhe shpresoj se vitin e ardhshëm do të fillojmë xhirimet. Jam shumë i ngazëllyer për këtë.”
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















