Jeta në Zvicër
Pengmarrja në Cyrih përfundon me tre të vrarë
Një pengmarrje që ka ndodhur paraditen e sotme në Qarkun e tretë të Cyrihut ka pasur një përfundim fatal për tre persona. Një burrë po i mbante peng dy gra në një banesë. Pasi që pengmarrësi u kishte thënë policëve se do të dorëzohej, në banesë janë dëgjuar krisma armësh, bën të ditur Policia e Qytetit të Cyrihut, shkruan srf.ch.
Një njësit special (Scorpion) ka hyrë me dhunë në banesë dhe aty ka hasur tre të plagosur rëndë, transmeton albinfo.ch. Dy gratë dhe burri, pengmarrësi, kanë vdekur përkundër përpjekjeeve të bëra për rianimacion, thotë policia më tutje.
Deri më tash Policia e Cyrihut nuk ka informacione lidhur me motivet e krimit.
Policia është alarmuar rreth orës 5 e 20 minuta në mëngjesin e hershëm ndërsa rreth orës 8, pengmarrësi i kishte thënë policëve se pas dhjetë minutash do të dorëzohej. Mirëpo pas kësaj ishin dëgjuar krismat e armës.
Pengmarrësi tashmë i vrarë ishte një burrë 60 vjeçar ndërsa dy gratë e marra peng dhe po ashtu të vrara, kanë qenë të moshave 34 dhe 38 vjeçare, përcjell albinfo.ch. Për burrin e vrarë dihet se ka shtetësi zvicerane ndërsa për dy gratë edne nuk ka informacione rreth nacionalitetit të tyre.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










