Integrimi
Në Berlin do të mbahet Festivali i parë i Gastronomisë Shqiptare
Në Prishtinë ka vazhduar sot dita e dytë e Konferencës Ekonomike të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Europë, raporton albinfo.ch.
Gjatë panelit të parë të kësaj dite, drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka folur për Festivalin e Gastronomisë Shqiptare që do të mbahet në Gjermani.
Në nëntor të këtij viti, në një hapësirë prej 6500 metrash katrorë në Berlin, do të mblidhen prodhues nga Kosova e gastronomë nga e gjithë bota, në mënyrë që ata të njihen me prodhimet e Kosovës. Panxha ka njoftuar se në këtë hapësirë do të dizajnohet një restorant, në të cilin do të ekspozohen prodhimet e Kosovës.
“Kuzhina shqiptare është aq e pasur sa ne nuk dimë aq shumë për të. Tjetra, në këtë festival mendojmë të fillojmë një lëvizje, ku janë rreth 50 shefa kuzhinierë të kuzhinës shqiptare, të cilët do të prezentojnë, dhe shpresojmë që gastronomët do ta bëjnë atë zhvendosjen nga restorantet franceze, italiane, të hapin restorante shqiptare, sepse është ambasada dhe promovimi më i mirë i kulturës sonë përmes ushqimit”, ka thënë Panxha, përcjell albinfo.ch.

Ai po ashtu ka thënë se nga vizitat që kanë bërë në disa shtete të botës, kanë vërejtur një numër të madh të shqiptarëve në gastronomi. Ai tha se vetëm në bregdetin kroat janë rreth 750 restorante në pronësi të shqiptarëve.
“Jemi duke i mbledhur informatat. Kemi gjetur shqiptar që i ka 23 furra vetëm në Hungari. Pra, po flasim për një kategori që janë fuqi blerëse, që mund të konsumojnë jashtëzakonisht shumë produkte të Kosovës. Ishim në Amerikë, në Nju Jork, na treguan që Nju Jorku i ka përafërisht 1400 restorante në pronësi të shqiptarëve”, ka thënë ai.
Tutje, Panxha është shprehur optimist se ky festival do të mbledhë shumë gastronomë, në këtë ngjarje që promovon kulturën shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Më poshtë mund ta shihni videon promovuese të këtij festivali, që u shfaq edhe në sot në kuadër të Konferencës Ekonomike të Bizneseve të Diasporës Shqiptare.
https://www.facebook.com/globalalbanian/videos/794832450882131/?t=3
Gjatë këtij muaji, një festival për gastronominë shqiptare për herë të parë është mbajtur edhe në Athinë të Greqisë.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”










