Kosova
Kosovë: Aksident në autostradë, lëndohen katër persona
Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot pasdite në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, në segmentin Lipjan-Ferizaj.
Lajmin për telegrafin, përcjell albinfo.ch, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ ka ndodhur një aksident trafiku, ku në bazë të informacioneve të para dyshohet se janë të përfshira tri vetura me targa vendore”.
“Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime, dy prej tyre janë dërguar për tretman në QKUK. Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet relevante policore dhe prokurori”, tha Kelani.
Kelani bëri të ditur se rruga ka qenë e bllokuar, derisa njësitet kompetente policore të kryejnë procedurat hetimore.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











