Shkurt.ch
Vendoset praktikë unike për vizat humanitare
Nga 162 kërkesat brenda një viti, janë ndarë gjithsej gjashtë viza humanitare që është pak për ambasadat që janë në vendet ku kalojnë rrugët e emigrantëve
Meqë deri më tash për dhënien e vizave humanitare për të hyrë në Zvicër, përfaqësitë e ndryshme diplomatike zvicerane kanë ndjekur kritere të ndryshme Enti Federal për Migracion (BFM) është duke vendosur një praktikë unike në këtë drejtim. Kjo do të mundësojë që personat të cilët kërkojnë ndihmë të kursehen nga pengesat e panevojshme.
Bëhet fjalë për refugjatët të cilët kanë të drejtë të kërkojnë vizë humanitare në amabsadt e Zvicrës nëpër botë. Ata me këtë rast duhet të dëshmojnë se jeta e tyre është në rrezik.
Një raport i jashtëm i realizuar me kërkesë të BFM-së ka ardhur në përfundimin se në nëntë vendet e përpunuara ka pasur nëntë praktika të ndryshme sa i përket ndarjes së vizave humanitare. Kështu, në Ambasadën e Zvicrës në Sri Lankë, për një vizë të tillë janë bërë 58 kërkesa, në Turqi 25, në Egjipt 23 etj.
Nga 162 kërkesat e bëra brenda një viti, janë ndarë gjithsej gjashtë viza humanitare. Dhe kjo është tepër pak kur kihet parasysh se ambasadat e analizuara janë në vendet ku kalojnë rrugët kryesore të emigrantëve.
Statistika për kërkesat e miratuara në të gjitha përfaqësitë e Zvicrës në botë, nuk ekzistojnë. Por analiza e bërë ka treguar se praktikat duhet të unifikohen. Sepse, ka raste kur përfaqësues të ambasadave madje edhe i kanë këshilluar njerëzit në vendet e caktuara që fare të mos bëjnë kërkesë për vizë humanitare. Po ashtu ka ambasada në të cilat për një vizë është kërkuar pagesë takse. Dhe kjo përben një pengesë për njerëzit që janë në arrati. BFM, në bashkërendim me Ministrinë e Jashtme e ka adoptuar një urdhëresë lidhur me këtë. Sipas saj , te rastet e kërkimit të vizës humanitare duhet të hiqet dorë nga kërkesa për pagesë të taksës. Kjo urdhëresë ka hyrë në fuqi qysh fundjavën që shkoi.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”











