Integrimi
Shkelzen Doli në Ditën e derës së hapur të Residenz im Park, pronë e Merita Pintës
E veçanta e programit të kësaj dite është prezantimi i yllit shqiptar të muzikës klasike, violinistit të shquar Shkelzen Doli, pjesëtar i Filharmonisë së njohur të Vjenës
Primapflege “Residenz im Park” ju fton më 1 qershor në “Ditën e derës së hapur” që e organizon me rastin e përurimit të shtëpisë për përkujdesje të personave të moshuar dhe me nevoja të veçanta. Në krye të kësaj qendre dhe pronare e saj është shqiptarja nga Kosova, Merita Pinta. E veçanta e programit të kësaj dite është prezantimi i yllit shqiptar të muzikës klasike, violinistit të shquar Shkelzen Doli, pjesëtar i Filharmonisë së njohur të Vjenës.
Çfarë është “Residenz im Park”? Sa veta jetojnë atje?
Si janë të pajisura dhomat? A mund të sjell me vete mobilet e mia personale?
Kush e përgatit mëngjesin, gatuan drekën, kujdeset për darkën? Kush kujdestaron gjatë kohës kur unë fle? Kush kujdeset për qetësinë dhe ma ngre shtratin? A ndihmon ndokush kur unë të kem nevojë gjatë veshjes?
Sa kushton qëndrimi im në Residenz am Park?
Gjejini përgjigjet për pyetjet tuaja! Ne po ua hapim dyert, ju tregojmë dhe sqarojmë çdo gjë që ju doni të dini për residenz im Park .
Për “Ditën e derës së hapur” në Residenz im Park në Bad Zurzach, Badstrasse 44, 5330 Bad Zurzach ju ftojmë përzemërisht.
E shtunë, 1 qershor 2019 nga ora 13.30 deri në orën 17.00
Programi
13.30 “Hapja e derës
- Apero nga vertaria Mühhlebach
- Kafe dhe ëmbëlsira nga Parkhotel Bad Zurzach
- Tinguj muzikorë nga Shkelzen Doli, violinisti anëtar i Filharmonisë së Vjenës, i shoqëruar me piano.
14.00, 15.00, 16.00: Vizitë nëpër Residenz Park
16.30: Tërheqja e fituesit të lojës shpërblyese
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit01 Qershor 2019
- Ora13:30
- LokacioniBad Zurzach
- Data e përfundimit18 Maj 2019 - 20:00
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë














