Kosova
Ferdonije Qerkezi: Ma kanë ndërprerë ndihmën sociale prej 65 eurosh
Gruaja që është bërë sinonim i vuajtjes në Gjakovë, Ferdonije Qerkezi, ka rrëfyer për humbjen e gjithë familjes së saj nga forcat e ushtrisë serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ajo në emisionin “Blic Interview” ka thënë se nga shteti merr vetëm 250 euro në muaj, derisa shton se i është ndërprerë ndihma sociale.
“Unë i marr vetëm 250 euro ndihmë nga shteti dhe kam një qira prej 150 eurosh. Me ato që marrë nga qiraja mbijetoj, por nga Qeveria dhe Kuvendi nuk marr asnjë ndihmë”.
“Kur kam filluar ta marr këtë shumë, ma kanë ndërprerën ndihmë sociale prej 65 eurosh në muaj. Ndonëse e kam pasur të garantuar që ta marr për pesë vjet, unë e kam marrë për tre vjet dhe më pas ma kanë ndërprerë”.
Ajo ka thënë se për të mbijetuar i ndihmojnë edhe familjarët.
“Kam vëllezër që më ndihmojnë, disa në Gjakovë dhe Prishtinë. Njëherë për njëherë jam mirë. Kam dëshirë vetëm të më vizitojnë njerëzit. Kudo që shkoj nëpër mjekë, si në Gjakovë, ashtu edhe në Prishtinë, më përkrahin dhe nuk më lënë të presë në radhë”.
Qerkezi ka edhe probleme shëndetësore, por thotë se dhimbja më e madhe mbetet familja.
“Me shëndet fizik jam mirë, por brenda copa-copa. Vuaj nga sheqeri, tensioni, dhimbje në trup, por edhe me dhimbje të madhe të familjes. Kështu që mos vet ku mbeten, çka u bë me ta, çfarë risie po na vjen, s`di çka të them më tepër”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











