Shqipëria
Turistët anulojnë rezervimet në Shqipëri, shkaku i protestave
Shqipëria muajt e fundit ka qenë shpesh lajm kryesor në mediat e huaja, por jo për bukuritë e saj, por për protestat, tymin dhe gazin lotsjellës dhe efektet kanë filluar të ndihen në stepjen e të huajve.
“Situata është dramatike”, pohon për “Monitor” Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turstik Shqiptar dhe drejtor menaxhues te “Happy Tours Albania”, që bashkëpunon me agjenci të shumta si ato të vendeve nordike, polake, çeke etj. “Partnerët tanë janë shumë të shqetësuar nga anulimet që po bëjnë klientët e tyre”, pohon ai. Ndonëse nuk mund të thotë ende numra, Kasa shton se agjencitë partnere kanë marrë shumë kërkesa për anulimin e rezervimeve, përcjell albinfo.ch.
Anulimet janë kryesisht nga vendet nordike dhe nga Gjermania.
Nordikët ishin një risi për turizmin shqiptar, që shfaqën interes që vitin e kaluar. Rezervimet e tyre nisin nga maji dhe mbyllen deri nga java e parë e tetorit. Fillimisht do të nisë me një charter në javë dhe në kulmin e sezonit planifikohen pesë charterë në javë.
“Partnerët tanë po mundohen t’i qetësojnë dhe janë në pritje të zhvillimeve të ngjarjeve”, pohon Kasa.
Të njëjtën tendencë negative e konfirmon dhe Zak Topuzi, nga Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit. “Ka shumë anulime grupesh”, pohon ai. “Ka dhe anulime në konferenca e trajnime”. Topuzi shton se po vazhdoi kjo situatë, nuk mund të presim asgjë të mirë.
Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se të huajt që vizitojnë vendin, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë për vizitë te të afërmit dhe qëllime turistike, shpenzuan 1.86 miliardë euro në 2018-n, edhe ky një nivel rekord, me një rritje prej 8.8% me bazë vjetore.
Kasa ka pohuar më herët se ne si tur-operatorë kemi dhjetë chartera në javë nga Polonia, dy nga Çekia dhe një nga Sllovakia. Rezervimet e këtyre të fundit janë bërë sipas konceptit “all inclusive”, pra të gjitha të përfshira. “E reja e këtij viti janë turistët nga vendet baltike, pra Letoni, Lituani dhe Estoni. Është një partneritet me operatorë që janë në këto vende dhe që kanë futur edhe Shqipërinë si destinacion në paketat e tyre dhe ka pasur një lloj interesi. Përveç këtyre, vijojmë të kemi interes nga tregu gjerman dhe zviceran, por këto nuk janë kontrata me garanci.
Ai paralajmëron se për shkak të këtij imazhi operatorët e njohur ndërkombëtarë që aktualisht operojnë në shqipëri si Der Turistik, Apollo Nordik,Tui, Nowa Itaka, Rimbow, Exim Tours etj, ndoshta duke filluar nga viti tjetër do të hedhin sytë nga tregjet e rajonit që nuk i kanë këto probleme dhe që iu krijojnë më shumë facilitete,të cilat kanë politikat e subvencioneve, që fillojne nga 25 euro për çdo turist që konsumon minimumi 3 net qëndrim, që përfitojnë operatorët Incoming, në mënyrë që të stimulohet prurja e turistëve të huaj, aplikojnë taksa të ulëta aeroportuale për avionët charterë me qëllim tërheqjen e këtyre fluturimeve drejt aeroporteve të tyre për të garantuar qëndrueshmërinë e vendeve të tyre si destinacion.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun Më 6 maj 2026, valltarët e shoqatës do të sjellin një program të shkurtër artistik në... -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci -
Klubi suedez i femrave triumfon në Evropë në Champions League, dy shqiptarë në krye të suksesit historik të ekipit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online














