Jeta në Zvicër
Rossier prezanton iniciativën për migracionin masiv në Bruksel
"Duhet gjetur një rrugë e cila mundëson jetësimin e iniciativës por pa e shkelur marrëveshjen për lëvizje të lirë të personave në mes të Zvicrës dhe BE-së"
Rreth dhjetë ditë pas votimit të iniciativës “Kundër migracionit masiv”, kanë filluar përpjekjet për prezantim të këtij rezultati para institucioneve të EB-së. Në këtë mision, të enjten ka vizituar Brukselin sekretari shtetëror në Ministrinë e jashtme të Zvicrës, Yves Rossier. Ai është pritur atje nga kryediplomati i BE-së David O`Sullivan në takimin e parë pas ndryshimit që ka ndodhur ditë më parë në Bernë.
“Tash duhet gjetur një rrugë e cila mundëson jetësimin e iniciativës por pa e shkelur marrëveshjen për lëvizje të lirë të personave në mes të Zvicrës dhe BE-së”, ka thënë Rossier.
Sullivan nga ana e tij ka theksuar se BE-ja respekton parimet që ndjek Zvicra. “Por Zvicra duhet po ashtu të respektojë parimet tona dhe këtu bën pjesë lëvizja e lirë”, ka bërë të ditur kryediplomati evropian.
Në kuadrin e marrëveshjes kornizë për zgjidhjen e “çështjeve institucionale”, Qeveria e Zvicrës, sipas Rossier pledon për udhëheqjen e negociatave teknike paralelisht me jetësimin e iniciativës. Sullivan ka thënë se edhe BE e dëshiron një rrugë të tillë. Takimi i ardhshëm në mes të dy palëve është vendosur të mbahet para festës së Pashkëve. (albinfo.ch&sda)
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













