Futboll
City i Muriqit shpallet kampion i Anglisë
Manchester City ka mbrojtur titullin e kampionit në Angli, pasi në xhiron e fundit ka mundur Brightonin në udhëtim 1:4, edhe pse ishte duke humbur.
City e përfundoi kampionatin anglez me vetëm një pikë më shumë se Liverpooli, që mposhti Wolvesin 2:0, por nuk i mjaftoi që të festojë titullin e kampionit pas saktësisht 29 vjetëve, shkruan albinfo.ch.
Për Cityn anëtar është edhe portieri i Kosovës, Arijanet Muriqi, i cili festoi titullin e parë të Premierligës, edhe pse nuk ka pasur shumë hapësira.
Muriqi vitin e kaluar vendosi t’i bashkohet Kosovës, derisa më parë është aktivizuar edhe me Malin e Zi.
Ndërkohë, Xherdan Shaqiri shpallet nënkampion i Anglisë me Liverpoolin.
Por “Të Kuqtë” janë edhe në finale të Ligës së Kampionëve dhe mund të përfundojnë sezonin me një trofe shumë të rëndësishëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë Libri me poezi “I dashtuni im zdrukthtar” promovohet edhe në Vjenë... -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci
Jeta në Austri
-
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë Libri me poezi “I dashtuni im zdrukthtar” promovohet edhe në Vjenë... -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë












