Jeta në Zvicër
Burkhalter në Japoni, në 150 vjetorin e marrëdhënieve bilaterale
Japonia është partneri i dytë tregtar në Azi i Zvicrës, ndërsa në nivel botëror ajo zë vendin e katërt. Në fakt, Zvicra eksporton në Japoni mallra në vlerë prej 6.7 miliardësh ndërsa importon nga Japonia 4.2 miliardë
Me rastin e jubileut të 150 vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve miqësore në mes të Zvicrës dhe Japonisë, presidenti i Zvicrës, Didier Burkhalter po qëndron në një vizitë katërbitëshe në Japoni.
Krahas karakterit festiv dhe të theksimit të miqësisë në mes të dy vendeve, vizita karakterizohet edhe me karakter pune. Kështu, siç bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës në një komunikatë të saj Burkhalter mes tjerash do të ketë në fokus edhe temën e dënimit me vdekje në Japoni. Japonia edhe më tutje bën pjesë në mesin e vendeve që nuk e kane hequr dënimin me vdekje.
Burkhalter gjatë vizitës që zgjat deri më 6 shkurt do të pritet edhe në audiencë të perandorit japonez Akihito dhe perandoreshës Michiko.
Bisedimet zyrtare me kryeministrin japonez Shinzo Abe dhe ministrin e jashtëm Fumio Kishida janë po ashtu në program të vizitës.
Japonia është partneri i dytë tregtar në Azi i Zvicrës, ndërsa në nivel botëror ajo zë vendin e katërt. Në fakt, Zvicra eksporton në Japoni mallra në vlerë prej 6.7 miliardësh ndërsa importon nga Japonia 4.2 miliardë.
Më 6 shkurt të vitit 1864 orëpunuesi zviceran nga NeuchateliAime Humbert-Droz kishte lidhur marrëvehsshjen e parë miqësore dhe tregtare në mes të Zvicrës dhe Japonisë. Meqë edhe presidenti Burkhalter vjen nga Neuchateli, perandori japonez e sheh këtë takim për aq më kuptimplotë në drejtim të dinamizmit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve, thuhet më tutje në komunikatë.
Ne kuadrin e kremtimeve jubilare “Swiss Days” në Roppongi Hills të Tokios do të marrin pjesë edhe artistët zviceranë si küengëtari Bastian Baker, pianisti Thierry Lang etj.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












