Uncategorized
Finlanda ofron udhëtime falas për një jetë më të lumtur
Finlanda ofron udhëtime falas për të mësuar si të jeni të lumtur.
Vendi skandinav, nëpërmjet një konkursi ofron tetë vendqëndrime falas në Finlandë për të mësuar se si ta jetosh jetën në qetësi. Disa studime kanë treguar se Finlanda është vendi me indeksin më të lartë të lumturisë, prandaj benefitet do të jenë të larta.
Bëhet fjalë për vende falas, ku fituesit do të jenë në gjendje të shohin se si jetojnë në një mënyrë të lumtur dhe të qetë në Finlandë.
Aty shumë banorë janë pothuajse gjithmonë të lumtur dhe të relaksuar. Pavarësisht se jetojnë në një shoqëri teknologjikisht të avancuar, ata nuk vuajnë nga stresi i përditshëm.
Shoqëria që e ka organizuar quhet Visit Finland. Fituesit mund të qëndrojnë falas për tri ditë dhe të jenë në kontakt me një familje finlandeze, që të përpiqen të kuptojnë sekretin e lumturisë, shkruan KlanKosova, përcjell albinfo.ch.
“Sekreti ynë është në natyrën tonë, në kuptimin direkt të fjalës”, kanë shpjeguar organizatorët.
“Kur të tjerët shkojnë për terapi, finlandezët veshin një palë çizme gome dhe shkojnë drejt pyjeve”.
Organizatorët do të mbulojnë shpenzimet e udhëtimit, ushqimit dhe fjetjes, por për të marrë pjesë duhet të pranosh të filmohesh gjatë gjithë udhëtimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











