E-Diaspora
Shaqirit dhe Co u duhet leja e klubeve të tyre për miqësoren për Kosovën
“SFV me siguri nuk do t`ia ndalonte askujt të marrë pjesë në një ndeshje futbolli me karakter simbolik. Por për një ndeshje të tillë është i nevojshëm pëlqimi nga klubet e tyre dhe federatat përkatëse..." thotë për albinfo.ch Marco von Ah, shef për medie në Federatën Zvicerane të futbollit

Ndërkohë, për albinfo.ch është prononcuar edhe FIFA. Në një përgjigje me shkrim të dërguar nga përfaqësuesi i Departamentit për Medie në këtë organizatë, David Noemi, nuk jepen hollësi, përveç që rikujtohet vendimi që FIFA ka marrë më 13 janar.
“Siç e dini, më 13 janar, komisioni për emergjenca ka marrë vendimin me të cilin vëretetohen modlitetet për zhvillimin e ndeshjeve miqësore të përfaqësueses dhe të klubeve futbollistike të Kosovës. Në ludhje me temat tjera që kanë të bëjnë me klubet dhe ekipet e kombëtares në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës, ne nuk mundemi të spekulojmë”.
————————————–
Ditë më parë, shtëpia më e lartë e futbollit botëror, FIFA dha dritën jeshile që përfaqësuesja e futbollit e Kosovës të mund të zhvillojë ndeshje miqësore me të gjitha përfaqësueset e botës, anëtare të FIFA-s. Ky vendim, ndonëse nuk mundëson pranimin e Kosovës me të drejta të plota, në Prishtinë është parë si i favorshëm dhe që shkon në drejtim të duhur.
Ndërkohë, në frymën e entuziazmit me vendimin e ri, në Prishtinë kanë filluar edhe spekulimet se ku dhe me kënd do të luhet ndeshja e parë miqësore e kombëtares A dhe, që është edhe më interesante për publikun, kush do të jetë në këtë kombëtare. Sigurisht, pika që zgjon më së shumti kureshtjen në opinionin e atjeshëm fubolldashës është: a do të jenë Shaqiri me shokë nga kombëtarja zvicerane pjesë e “ekipit të ëndrrave”, gjegjësisht të kombëtares kosovare.
I intervistuar nga disa medie kosovare, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka bërë me dije se për ndeshjen e parë, e cila ka edhe karakter simbolik, pritet të ftohen edhe lojtarët që tashmë luajnë për kombëtaret tjera, ku mbi të gjitha mendohet për Shaqirin, Behramin e Xhakën.
“Dëshira ime është që për këtë ndeshje t’i ftojmë të gjithë ata që luajnë për reprezentacionet e tjera, edhe ata që janë kualifikuar për shembull për Kampionatin Botëror, dhe të luajnë për Kosovën”, ka thënë Vokrri në një intervistë për DW.
“Për Shaqirin e me radhë ne duhet të merremi vesh së pari me FIFA-n dhe të sqarojmë se a e kanë klubet obligim që kur ne t’iu bëjmë ftesë, t’i lirojnë lojtarët për 48 orë. Në situatat normale klubi është i detyruar që t’i lirojë lojtarët për këtë kohë. Nuk ekziston asnjë problem juridik për asnjë lojtar që është me origjinë nga Kosova që të luajë për Kosovën, edhe pse ka luajtur për reprezentacionet e tjera. Këtë na e kanë thënë jozyrtarisht edhe zoti Blater dhe përfaqësuesit e tjerë të FIFA-s. Kështu ka thënë Vokrri për DW dhe ngjashëm është shprehur edhe për rtv21 dhe medie tjera kosovare.
Por, cili është qëndrimi i palës tjetër lidhur me këtë çështje “të nxehtë”?
Lidhur me këtë, albinfo.ch ka pyetur në federatën e Futbollit të Zvicrës (SFV) dhe në FIFA, gjegjësisht zyrat për medie të këtyre dy organizatave. Pyetja jonë ka qenë nëse këto organizata kanë marrë kërkesa nga Federata e Futbollit e Kosovës ose nga futbollistët konkretë për angazhimin eventual të tyre në ndeshjen e parë të kombëtares së Kosovës dhe, në rast se po, cila do të ishte përgjigja e tyre.
Përderisa shefi për medie në SFV, Marco von Ah i është përgjigjur me shkrim pyetjes sonë, nga FIFA vazhdon të mungojë përgjigja.
“SFV me siguri nuk do t`ia ndalonte askujt të marrë pjesë në një ndeshje futbolli me karakter simbolik. Por për një ndeshje të tillë është i nevojshëm pëlqimi nga federatat e vendeve ku zhvillojnë garat klubet e lojtarëve të caktuar. Kjo, në rastin e Shaqirit konkretisht do të thotë: Federata e Kosovës duhet të bëjë kërkesën te FC Bayern dhe të marrë po ashtu edhe një pëlqim nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB), sqaron shefi për komunikim në SFV Marco von Ah, ekspert dhe ish gazetar shumëvjeçar i sportit . Ndërkaq ai nënvizon se kjo gjë vlen për ndeshjen e parë, simbolike.
Ndryshe, zviceranët mbështeten ende në premtimin që kryetari i federatës kosovare, Vokrri i pati dhënë SFV-së për mos joshjen e lojtarëve me prejardhje nga Kosova që luajnë pe¨r Zvicrën, të luajnë për kombëtaren kosovare.
“Ne i besojmë deklarimeve të kryetarit të Federatës Kosovare, i cili me rastin e një vizite që u pati bërë lojtarëve në hotelin e ekipit tonë nacional vitin e kaluar. Ai me atë rast pati premtuar se nuk do t`i thërriste lojtarët si Shaqiri ose Xhaka (të luajnë për Kosovën, v.j.). Mirëpo ne natyrisht jemi duke i ndjekur zhvillimet, edhe ato politike dhe bëjmë çfarë është e mundur që lojtarët e përmendur të marrin nga ne përgjigje korrekte dhe të drejta për të gjitha pyetjet që i shtrojnë”, përfundon Marco von Ah.
B.SH.
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin Ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner (ÖVP) dhe homologu i tij gjerman, Alexander Dobrindt (CSU), u...
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?
-
Austriakët pinë mbi 1000 filxhanë kafeje në vit
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët
-
Qiraja e re, rregulla të reja: Si funksionojnë zgjatjet e kontratave të qirasë në Austri?