Kosova
Kosova mbetet atraktive për turistët, pavarësisht investimeve të vogla
Kosova vazhdon të mbetet vend atraktiv për turistët. Vetëm gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Doganës, janë shënuar më shumë se 700 mijë vizita, me 138 nacionalitete të ndryshme që kanë hyrë në Kosovë. Turizmi vazhdon të jetë atraktiv.
Kosova ka një sipërfaqe prej më shumë se 10 mijë kilometrash katrorë dhe posedon rreth një mijë vende, të cilat konsiderohen atraktive për t’u vizituar dhe zhvilluar turizmin.
Ndonëse janë shënuar rritje vizitash, Kosova mbetet ende vendi i fundit në rajon sa i përket investimeve në sektorin e turizmit, ku sipas profesionistëve të kësaj fushe, thuhet se më pak se 100 mijë euro investohen brenda vitit për këtë sektor, derisa vendet e rajonit, sipas tyre, shpenzojnë miliona euro për turizmin.
Dren Zatriqi, ekspert i turizmit, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri më i madh i turistëve që vizitojnë Kosovën janë nga Evropa Qendrore apo gjermano-folësit, si dhe nga grupet e Azisë e që janë pjesë të grupeve Ballkanike, ku edhe Kosova po hyn në këtë grup, përcjell albinfo.ch.
“Edhe këtë vit presim trend të rritjes së turistëve. Kryesisht turistët vijnë nga Evropa Qendrore, Azia, por edhe nga vendet e Ballkanit. Kosova është bërë atraktive, sidomos për këtë grup të turistëve. Për turizëm jemi vend me buxhetin më të ulët në rajon, pra diku rreth 100 mijë euro investohen nga shteti në vit për turizëm, derisa vendet tjera kanë me miliona euro investime. Ne, definitivisht, kemi nevojë për përmirësim të shërbimeve dhe atraksioneve për dallim me shtetet në rajon”, vlerëson Zatriqi.
Turistët në Kosovë i përcjellin ciceronët vendorë. Tashmë çdo qytet i ka të ndarë ata, varësisht nga gjuha që flasin, për t’u përshtatur dhe kuptuar me turistët.
Projekti “Majat e Ballkanit” në përbërjen e saj ka identifikuar dhe zhvilluar shtegun malor prej 192 kilometrash, që lidh fshatrat malore nga të tri shtetet (Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi).
Por, ka edhe vizita kulturore, me mysafirë tej oqeanit, si nga Tajvani, Singapori, Japonia, Koreja Jugore, e që këto janë në rritje në krahasim me vitet paraprake. Këta kryesisht vijnë përmes agjencive nga Kroacia, Mali i Zi e Shqipëria. Vizitat në Prizren bëhen kryesisht nga turqit nga Turqia.
Kështu thotë Zekë Çeku, udhëheqës i Shoqatës se Turizmit në Kosovë, sipas të cilit vendet urbane si dhe jeta e natës, vazhdojnë të mbeten atraktive për turistët e huaj që vizitojnë Kosovën.
Por, risi këtë vit, sipas Çekut, është se do të ketë mysafirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do ta vizitojnë Kosovën.
“Përndryshe, Kosova, nga aspekti i potencialeve dhe resurseve që ka, ndonëse shumë e vogël, ka kapacitet të jashtëzakonshëm në resurset natyrore, bazuar në trashëgiminë natyrore dhe kulturore dhe këtë e theksojnë të gjithë mysafirët që vijnë”.
“Fatbardhësisht e them që trendi është pozitiv në rritjen e ardhjeve në Kosovë dhe ne në agjencinë tonë sivjet presim sezon mjaft të pasur në krahasim edhe me vitin e kaluar, sidomos te mysafirët që vijnë nga SHBA-ja. Gjithashtu, presim që ne, numrin më të madh të turistëve i kemi diasporën tonë dhe presim që këtë vit të kemi numër më të madh të tyre dhe qëndrim pak më të gjatë në Kosovë, që interesimi i tyre të jetë edhe në investimet në turizëm dhe pritjen hoteliere në Kosovë”, shprehet Çeku.
Pavarësisht resurseve të mjaftueshme turistike, sipas njohësve të fushës së turizmit në Kosovë, ky potencial nuk ka arritur të promovohet për faktin se institucionet e Kosovës nuk janë treguar të organizuara karshi këtij sektori.
Ndërkaq, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, disa herë janë shprehur se përpjekjet janë të vazhdueshme që sektori i turizmit të jetë edhe më atraktiv për vizitorët. Për këtë janë hartuar edhe disa plane që konsiderohen avancuese për zhvillimin e turizmit në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas















