Muzikë
Albumi i Rona Nishliut, aty ku gërshetohen emocionet dhe përjetimet njerëzore
“Moj e mira te pojata”, ishte kënga që hapi koncertin e mbrëmshëm të këngëtares Rona Nishliu, e cila e promovoi albumin e saj të ri të titulluar “Mindil”, shkruan KultPlus, përcjell albinfo.ch.
“Mindil”, i cili u promovua në ambientet e “Kino Armata”, përfshinte dhjetë këngë, ku secila prej tyre i dedikohej dikujt dhe sillnin emocione dhe përjetime të ndryshme, këngë këto që paraqesin një trashëgimi muzikore qindravjeçare.
Disa prej këtyre këngëve ishin: “Baresha” nga Rexho Mulliqi, “Me lule t’bukra” nga Tish Daija, “Rruga që shkela dikur” e Jusuf Gërvallës, “Moj e mira te pojata” në versionin e grupit MAK nga Mitrovica, “Mallëngjimi” nga Rashid Krasniqi e interpretim të Muharrem Qenës, etj.
Gjatë gjithë mbrëmjes këngët u interpretuan live dhe gjatë gjithë kohës performanca e grupit muzikor u përcoll me duartrokitje.
Veçanti e këtij albumi është dhe përfshirja e këngës rome, “Kasmangjesa”, interpretuar në versionin instrumental në filmin shqiptar “Tinguj lufte”, për të cili këngëtarja tha që e ka përzgjedhur për arsye që muzika rome ka ndikuar në muzikën e Ballkanit në përgjithësi dhe se mesazhi që jep kjo këngë është shumë i veçantë.
“Muzika rome ka pasur një ndikim shumë të madh te muzika jonë atëherë, jo vetëm te ne por te çdo popull ku ata janë e sidomos të Ballkanit, atëherë është një padrejtësi shumë e madhe që mos ta përfshijmë këtë këngë në krijimtarinë tonë. Kam hulumtuar për këtë këngë dhe kam gjetur tekstin origjinal të saj, kam kuptuar që fletë për muzikën që është ushqim shpirtëror dhe ushqim në çdo aspekt, për arsye që në kohën kur është krijuar kënga, muzika ka mbush barkun dhe shpirtin e atij populli”, tha Rona për KultPlus, përcjell albinfo.ch.
E në lidhje me përzgjedhjen e këngëve për këtë album këngëtarja Rona Nishliu tha që arsyeja është së këto këngë gërshetojnë emocione dhe përjetime të cilat çdo njeri në përditshmëri i përjeton ato dhe se këta si grup muzikor dëshirojnë ti shërbejnë trashëgimisë kulturore.
“Misioni që i kemi venë vetës si grup, që do ti shërbejmë trashëgimisë kulturore, e ka bërë këtë proces shumë më special sepse kemi pasur një përgjegjësi më të madhe në punimin e këngëve, jo pse kemi dashur që patjetër të sjellim versionin që i tejkalojnë apo të bëjnë gara me njëra tjetrën por thjeshtë që këngët janë aq të bukura, kanë domethënie edhe për neve ka qenë si një sfidë me i sjellë ato dhe publiku me i duartrokit, por sonte kisha një përshtypje shumë të mirë që publiku i pëlqej dhe i duartrokiten shumë edhe ky është një motiv shumë i madh për neve dhe pa diskutim që sonte po ndjehemi ashtu si dikush që është i ledhatuar”, u shpreh tutje ajo.
Grupi muzikor “Quartet” përbëhet nga: Rona Nishliu- vokal, Edon Ramadani- pianist, Kiril Tufekcievski- kontrabas dhe Nesim Maxhuni- baterist.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas















