Shkurt.ch
Greqia në krizë udhëheq me BE-në
Greqia më 1 janar e merr presidencën e radhës të BE-së për herë të pestë
Greqia vazhdon të jetë në një krizë të thellë ekonomike. Papunësia është 27 për qind duke shënuar një rekord negativ. Taksat po rriten. Shpenzimet në sektorin publik po bien. Qindra miliarda euro janë ngrirë në borxhe.
Gjendja po përmirësohet shumë ngadalë, një situatë kjo që deputeti grek Konstantinos Karagkounis e konsideron si “katastrofë humanitare”.
Karagkounis, që i pëket partisë konservatore të kryeministrit Antonis Samaras, gjatë një vizite në Berlin tha, se ndonëse treguesit janë në ngjitje, situata e grekëve të zakonshëm është dramatike.
“Ne duhet t’i bëjmë ballë kësaj situate të vështirë. Presidenca greke në BE duhet të menaxhojë sfida të mëdha.”
Greqia më 1 janar 2014 merr për gjashtë muaj drejtimin e presidencës së radhës në BE. Qeverisë greke i duhet të drejtojë qindra mbledhje, të organizojë negociata komplekse dhe 13 senca të Këshillit të Ministrave në Athinë.
Shumë grekë e konsiderojnë kontrollin e buxhetit nga e ashtuquajtura trojka e përbërë nga Komisioni i BE-së, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar si një pushtim të huaj.
Trojka në konsultimet për buxhetin i ka premtuar qeverisë greke 50 milionë euro për presidencën e BE-së.
Por vetëm 50 milionë euro, sipas eurodeputetit liberal Jorgo Chatzimarkakis nuk mjaftojnë:
“Grekët gjashtë muajt e ardhshëm duhet t’ia dalin me një buxhet që është rreth 40% më i ulët se ai i presidencës aktuale të Këshillit të BE-së.” Gjatë menaxhimit dhe duke marrë parasysh numrin e lartë të veprimtarive duhet kursyer fort, thotë për DW Chatzimarkakis.
“Por ndërkohë grekët janë ambjentuar me kursimet dhe besoj, se ata mund të vendosin edhe norma në këtë aspekt se si mund të menaxhohet në të ardhmen presidenca e BE-së në mënyrë efikase duke mos përdorur shumë para nga taksat.”
Ministri grek për Europën, Dimitris Kourkoulas, deklaroi madje, se ai do që t’i bëjë ballë presidencës edhe me më pak para nga sa është miratuar për buxhetin.
“Ujë mineral dhe verë spumante si në Spartë”, u shpreh një punonjës i ambasadës greke në BE.
Greqia do që në vitin 2014 t’i lërë pas ndihmat ndërkombëtare dhe të kthehet në rrugën e zhvillimit.
Por aktualisht këtë gjë e besojnë vetëm pak vetë në Evropë. Madje ka edhe nga ata që tërheqin vëmendjen, se ndoshta grekët mund të mbingarkohen me presidencën e BE-së, duke pasur parasysh gjendjen e vështirë ekonomike të vendit.
Megjithë krizën Greqia do të kujdeset për një presidencë të mirë dhe të orientuar nga rezultatet beson Panajotis Ioakeimidis, profesor për Politikën Europiane në Universitetin e Athinës.
Tek e fundit grekët duan që përmes një kryesimi të suksesshëm të BE-së të përmirësojnë imazhin e vendit dhe të rivendosur besueshmin.
/dw & albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










