E-Diaspora
20 vjet burgim për vrasjen me thikë të shqiptarit në Vjenë
Në lartësinë e dënimit ka ndikuar si rrethanë lehtësuese fakti se i dënuari nuk ka pasur ndonjë precedent penal deri në rastin e kryerjes së vrasjes. Ndërkaq, si rrethanë rënduese është konsideruar “mënyra veçanërisht e pabesë dhe mizore” e kryerjes së vrasjes
Trupi gjykues i përbërë prej gjyqtarëve porotë i Gjykatës së Landit të Vjenës i ka shqiptuar njëzëri dënimin me 20 vjet heqje lirie shtetasit të Maqedonisë për vrasjen me thikë të shqiptarit, shtetas të Kosovës, shkruan der Standard.at. Vrasja ka ndodhur në natën mes 17 dhe 18 dhjetorit të vitit 2017 në lagjen Favoritten të Vjenës, transmeton albinfo.ch.
Në lartësinë e dënimit ka ndikuar si rrethanë lehtësuese fakti se i dënuari nuk ka pasur ndonjë precedent penal deri në rastin e kryerjes së vrasjes. Ndërkaq, si rrethanë rënduese është konsideruar “mënyra veçanërisht e pabesë dhe mizore” e kryerjes së vrasjes, ka thënë kryesuesja e trupit gjykues, Nina Steindel. Ajo ka shtuar se viktima ka qenë i paarmatosur dhe është vrarë në mes të rrugës.
Vrasja është bërë me 7 goditje me thikë, njëra prej të cilave ka qëlluar zemrën e viktimës
Viktima, një shqiptar 33 vjeçar nga Kosova kishte qenë duke ecur me të fejuarën e tij, rrugës për të ngrënë diçka në një kiosk, kur ishte sulmuar nga tashmë i dënuari dhe një person tjetër i pazbuluar. Sipas prokurorisë, i akuzuari donte t`i hakmerrej kolegut të tij të punës, me të cilin prej vitesh po kalonin nëpër një konflikt latent, përcjell albinfo.ch. Që në vitin 2008 mes tyre kishte pasur mosmarrëveshje por edhe përleshje fizike. Me atë rast, kosovari e kishte therur kundërshtarin e tij me një objekt të mprehtë.
Më vonë, shtetasi i Maqedonisë ishte kthyer në vendlindje pasi i ishte refuzuar kërkesa për azil, transmeton albinfo.ch. Pasi që ishte martuar, kishte ardhur sërish në Austri ku kishte punuar herë pas here. Në nëntor 2017 ishte takuar rastësisht me kosovarin dhe sërish ishin rrahur. Sipas të dënuarit, ai kishte qenë viktima në atë rast. Dhe, vrasja më 17 dhjetor 2017 vjen si rezultat i marrjes së hakut nga ky i fundit.
I dënuari është shprehur i penduar për krimin. Dënimi i shqiptuar sot, ende nuk është i plotfuqishëm.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











