Kosova
Edhe bashkëluftëtari i Haradinajt ikën nga Kosova
Disa ditë më parë u raportua se një nga veteranët më të shquar të luftës së Kosovës do të largohet nga vendi.
Në letrën e tij, ai kishte shkruar se tashmë i ka humbur të gjitha shpresat se në Kosovë gjërat do të përmirësohen për të mirë. Iniciativës për të ikur nga Kosova, sot i është bashkuar edhe një veteran tjetër i UÇK-së.
Bëhet fjalë për Shqiprim Likën, bashkëluftëtarin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në letrën e tij publike, Likaj ka thënë se po e merr këtë vendim jo me dëshirë po nga rrethanat e vështira të cilat ia kanë pamundësuar jetën në Kosovë, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
Ai me fjalë prekëse u ka thënë lamtumirë të gjithë të dashurve dhe popullit për lirinë e të cilit kishte luftuar dikur.
Letra e plotë:
Nuk e kam paramendu kurr një lamtumir per (migrim) per një mirqënje me të mirë
Në kohe me të veshtira e me të rënda në te cilat po kalonte vëndi imë !1998 -1999 .
Në atë kohe ky opcion per mua ishte i pa pranueshem!!
Nuk kam mujtë me paramendu një largim të tille dhe atë here pas perfundimit të luftes!! Atehere kur ju deshem kosoves në rindertimin e vëndit e institucioneve të sajë!
Kosove gjithmon do të jem i gateshem të flijohem per ty ne gjdo cep te globit ku do që gjindem!
Lamtumir vëndi imë ,shum i dashur
Lamtumir familja imë e dashur
Lamtumir nënë qe na rrite me mundime!
Sinqerishte ketë veprim nuk e kam zgjedhur nga deshira por padrejtesit dhe dallgete e jetes na daktisen ashper dhe pa meshirshem!!
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











