Shkurt.ch
Kërkohet të mos dëbohen refugjatët në Ballkan gjatë dimrit
Landi Schleswig-Holstein heq dorë nga dëbimi i refugjatëve në Serbi, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, Bosnjë dhe Shqipëri deri në fund të marsit të vitit 2014
Landet gjermane në këtë fillim dimri janë të preokupuara në mënyrë më të veçantë me politikën e tyre të azilit. Sërish është aktualizuar dilema se a duhet të lejojnë që azilkërkuesit të cilët nuk e kanë fituar azilin të “dimërojnë” për shkaqe humanitare në Gjermani apo të dëbohen në vendet prej nga kanë ardhur. Në këtë kontekst bëhet fjalë kryesisht për azilkërkuesit nga vendet ballkanike.
Pikërisht për këtë dilemë është duke debatuar aktualisht senati i Hamburgut. Të Gjelbrit në këtë senat, duke u nisur nga shembulli i landit Schleswig Holstein, po kërkojnë që edhe Hamburgu të heqë dorë nga dëbimi i refugjatëve ballkanikë, shkruan berlinerzeitung.de.
Kieli, të premten e kaluar ka vendosur sërish për një “moratorium dimëror”. Në këtë bazë, ai heq dorë nga dëbimi i refugjatëve në Serbi, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Shqipëri deri në fund të marsit të vitit 2014.
Nga ana tjetër, qeveria në landin Niedersachsen “nuk sheh nevojë” për të vepruar ngjashëm. Sipas një zëdhënëseje të kësaj qeverie, edhe tash “janë duke u shqyrtuar rastet e veçanta sipas kritereve humanitare”. Gjendja e rëndë sociale në Ballkan do të kihet parasysh por tekstualisht nuk do të kërkohet nga autoritetet që të heqin dorë nga dëbimi i refugjatëve në vendet ballkanike.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











