Shkurt.ch
Mbetet tatimi paushall, privilegjues për milionerët e huaj
Të pasurit nga bota, të vendosur në Zvicër në emrin e "tatimit paushall" paguajnë 695 milionë franga ndërsa realizojnë qarkullim prej 150 miliardë frangash
5600 pasanikë me shtetësi të huaj përfitojnë nga i ashtuquajturi “tatim paushall” në Zvicër. Një numër kaq i madh tatimpaguesish përmes kësaj rruge gjenerojnë për Zvicrën gjithsej 695 milionë franga, që për një pjesë të politikës zvicerane, është shumë fare modeste në krahasim me të ardhurat që ata i realizojnë në Zvicër. Në vitin 2014 do të ketë një rritje të bazës për këto tatime, por as kjo nuk është e mjaftueshme për kundërshtarët.
Ata kanë nisur një iniciativë me moton “Fund privilegjeve tatimore për milionerët”, përmes të cilës duan që ta heqin në përgjithësi, në nivel nacional këtë lloj tatimi, për ta, diskriminues ndaj zviceranëve. Por ndërkaq, Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës nuk dëshiron të dëgjojë për këtë iniciativë, shkruan srf.ch.
Ministrja e financave e Zvicrës Eveline Widmer-Schlumpf ka thënë para deputetëve se tatimi paushall përbën një kundërshti në mes të tatimimit të drejtë dhe atraktivitetit të Zvicrës për të pasurit që vijnë nga jashtë. Por, ka shtuar ajo, Zvicra ka nevojë për paratë që i sjellin personat e përmendur. Në rast anulimi të këtij tatimi, nuk do të ishte lehtë e mundur që ai në të gjitha regjionet të zëvendësohej nga zviceranët.
Se tatimi paushall ka një arsyeshmëri ekonomike ka argumentuar edhe deputeti nga CVP/PDC Konrad Graber. “Tatimi paushall për të huajt është i lidhur me 22500 vende të punës me normë të plotë” ka tërhequr vërejtjen ai. Por, deputeti nga SP/PS, Roberto Zanetti nuk mendon kështu. Sipas tij, 695 milionë franga në emër të tatimit paushall, është një shumë e vogël, kur kihet parasysh se “qarkullimi i këtyre kompanive, i marrë së bashku është rreth 150 miliardë franga”.
Megjithëkëtë, iniciativa si e tillë, në Dhomën e Kantoneve mbeti pa shanse. Mbizotëroi frika se në rast të tërheqjes së këtyre taksapaguesve, do të shkaktoheshin boshllëqe në arkat e kantoneve. Kështu, 30 deputetë votuan kundër saj, 9 pro dhe 3 abstenuan.
Çështja shkon për shqyrtim edhe në Dhomën Nacionale ku do të vijë në rend të ditës në sesionin pranveror. Edhe atje pritet që një shumicë të jetë kundër.
Për iniciativën pritet të votohet gjatë vitit 2014.
E-Diaspora
-
Klubi suedez i femrave triumfon në Evropë në Champions League, dy shqiptarë në krye të suksesit historik të ekipit Skuadra e femrave e BK Häcken ka shkruar histori duke fituar UEFA Women’s Europa Cup 2026,... -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online












