Shkurt.ch
Bie përkrahja për Iniciativën e familjes dhe për atë “1:12”
Rreth 18% më pak zviceranë në krahasim me sondazhin e fundit do ta votonin iniciativën për familjen dhe 10% më pak atë "1:12"
Më 24 nëntor qytetarët e Zvicrës do të hedhin votën e tyre për tri iniciativa të ndryshme në nivel të vendit. Iniciativa për familjen, ajo 1:12 dhe iniciativa për shtrenjtimin e vinjetës së autostradave.
Sikur votimi të bëhej në fillim të nëntorit, kur është zhvilluar një sondazh, 49% të zviceranëve do të votonin në të mirë të iniciativës për familjen. 43% do të ishin kundër dhe 8% të pavendosur. Këtë rezultat e tregon sondazhi i realizuar nga Instituti për Hulumtimin e Opinionit Publik gfs.bern dhe i porositur nga SRG. Në krahasim me sondazhin e kryer në fillim të tetorit, është rritur dukshëm përqindja e kundërshtarëve të iniciativës së sponsoruar nga SVP/UDC. Atëbotë kundër saj kishin qenë vetëm 25% të zviceranëve.
Shikuar sipas përkatësive partiake, 74% e zgjedhësve të SVP-së do ta votonin iniciativën ndërsa 50% të atyre nga CVP/PDC-ja do të ishin kundër. Nga FDP vetëm 36% do të përcaktoheshin pro iniciativës për familjen ndërsa te të Gjelbrit kjo përqindje do të ishte 47%. Më së paku mbështetje iniciativa në fjalë ka te votuesit e SP/PS, vetëm 31%.
Iniciativa për zvogëlimin e dallimeve ne mes të pagave, e njohur si iniciativa 1:12 e JUSO-s do të pësonte humbje sikur për të të votohej në fillim të nëntorit. 54% e votuesve do të ishin kundër sa, 36% pro dhe 10 % të pavendosur. Në krahasim me sondazhin e fundit, kundërshtarët e iniciativës janë shtuar për 10%.
Përkrahjen më të madhe iniciativa 1:12 e gjen te të Gjelbrit, 84%. Zgjedhësit e SP/PS do ta votonin atë në masën 63%. Ndërkaq më të vendosur kundër saj do të ishin votuesit e FDP (79%). Pas tyre do të vinin ata të SVP/UDC-së (74%) dhe të CVP/PDC 64%.
50% e zviceranëve do të votonin për ngritjen e çmimit të vinjetës së automjeteve për autostrada. 46% do të ishin kund¨r dhe 4% të pavendosur. Në fillim të tetorit ishin 53% që do të votonin për shtrenjtimin.
Një shumicë e qartë e atyre që votojnë në favor të shtrenjtimit të vinjetës është në mesin e të gjelbërve (79%), te CVP/PDC kjo epërsi është 66% dhe te SP/PS, 63%. Ndërsa kundër do të ishin zgjedhësit e SVP/PDC-së, (68%) dhe ata të FDP-së 54%.
E-Diaspora
-
Klubi suedez i femrave triumfon në Evropë në Champions League, dy shqiptarë në krye të suksesit historik të ekipit Skuadra e femrave e BK Häcken ka shkruar histori duke fituar UEFA Women’s Europa Cup 2026,... -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online













