Shkurt.ch
Qeveria Zvicerane kërkon “zbutje” të iniciativës për ndalimin e burkës
Qeveria në qëndrimin e saj të bërë publik në mesazhin dërguar parlamentit shkruan se kjo iniciativë po e problematizon një fenomen të rrallë dhe po ndërhyn kështu në autonominë e kantoneve
Këshilli Federal (Qeveria e Zvicrës) ka shpallur qëndrimin e vet në lidhhje me iniciativën për ndalimin e burka-s, mbulesës së plotë myslimane të grave. Parimisht, qeveria e mbron qëndrimin e saj të mëhershëm për iniciativën por i bën një modifikim kundërpropozimit që i takon ta bëjë për iniciativën në fjalë, shkruan srf.ch.
Siç është shkruar tashmë, iniciativa “Po për ndalimin e mbulesës”, e dorëzuar më 15 shtator 2017, me 105.553 nënshkrime, kërkon që të ndalohet mbulimi i fytyrës në hapësirat publike në gjithë Zvicrën. Përjashtime nga kjo ndalesë do të lejoheshin vetëm për shkaqe sigurie, shëndetësore, klimatike dhe të zakoeve vendore, transmeton albinfo.ch. Më tutje, iniciativa kërkon që askush të mos ketë të drejtë ta detyrojë një person që të mbulojë fytyrën e tij/saj.
Qeveria e hedh poshtë këtë zgjidhje unike e cila do të vente për të gjithë kantonet. Kjo për faktin se në Zvicër, tradicionalisht mënyra e rregullimit të ambientit publik është çështje për kantonin. Prandaj ato duhet edhe më tutje të vendosin vetë nëse duan një ndalim të mbulimit të fytyrës.
Por, Qeveria në qëndrimin e saj të bërë publik në mesazhin dërguar parlamentit shkruan se kjo iniciativë po e problematizon një fenomen të rrallë dhe po ndërhyn kështu në autonominë e kantoneve. Megjithatë, Këshilli Federal është i vetëdishëm se mbulimi i fytyrës mund të shkaktojë probleme, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye ai propozon masa konkrete në këtë drejtim, të cilat do të përfshiheshin në ligjin përkatës.
Fillimisht, Këshilli Federal synonte që të futej në mënyrë eksplicite në ligj se është i dënueshëm detyrimi i dikujt për të mbuluar fytyrën. Ata që do ta bënin këtë, do të dënoheshin me burg deri në tre vjet ose me gjobë. Por, ndërkohë qeveria e vendit ka ndryshuar qëndrim. Sipas saj, detyrimi në fjalë është i dënueshëm edhe me legjislacionin e tashëm. Prandaj, ajo që do të duhej të hyjë në ligj, sipas qeverisë, është që personat të detyrohen të tregojnë fytyrën e tyre kur kjo është e nevojshme për qëllime identifikimi. Kjo do të ndodhte për shembull në fushë të migracionit, në doganë, në sferën e sigurimit social etj. Kështu, ata që udhëtojnë në tren me abonament personal, duhet t`ia tregojnë fytyrën konduktorit të trenit. Po kështu edhe personat që shfrytëzojnë transportin publik por pa pasur biletë, janë të detyruar të tregojnë dokumentin e identifikimit.
Mbrapa iniciativës për ndalimin e burka-s qëndron “Komiteti i Egerkingenit”, i udhëhequr nga deputeti nacional i SVP-së nga Solothurni, Walter Wobmann. Po ky komitet ka pasur sukses në referendumin e mbajtur para disa vitesh për ndalimin e ngritjes së minareve.
Dy nga 26 kantonet e vendit, Ticino dhe St Gallen, kanë paraqitur ndalime të burkës në nivel lokal, ndërsa të tjerët kanë hedhur poshtë propozimet e ngjashme.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












