Lajme
Shqiptari rrëfen momentin kur aeroplani humbi ekuilibrin
Momente paniku dhe frike kanë përjetuar pasagjerët e aeroplanit të kompanisë turke ‘Turkish Airlines”.
Mësohet se aeroplani i linjës Stamboll-New York ka hyrë në masa ajrore të forta dhe ka humbur ekuilibrin.
Mediat turke raportojnë se aeroplani i nisur nga Stambolli në momentin që ka hyrë në fushën ajrore të SHBA-së është futur në masa të forta ajrore dhe për pasojë ka ndikuar në ekuilibrin e avionit.
Pas kësaj u shkaktua panik te pasagjerët dhe 28 prej tuye morën plagë të lehta, shkruan KK, përcjell albinfo.ch.
Ndër ta ishte edhe një shqiptar, Sead Nikaj, i cili u shpreh për gazetën amerikane ‘New-York Times’ se pas kësaj që pa me sytë e tij, nuk do të hipë më në avion.
“Po kthehesha nga Shqipëria dhe 40 minuta para uljes në New York u përplasëm me rryma ajrore. Pas një periudhe qetësie sërish u përplasëm me një rrymë më të fortë. Njerëzit filluan të bërtasin dhe të luteshin për jetën. Kurrë më parë nuk kisha përjetuar një gjë të tillë”, tha ai, raportojnë mediat.
E megjithatë, të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe vetëm disa prej tyre kanë thyerje të kockave.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas Vetëm tre nga 30 lokalet e kontrolluara në Vjenë ofrojnë ujë rubineti falas, ndërsa 23 prej... -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave












