Lifestyle
Rita Ora në Australi, flet shqip në radio
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke zhvilluar turneun e saj të koncerteve në mbarë botën.
Kontinenti i parë me të cilin ajo filloi ishte Australia, ku zhvilloi një sërë koncertesh në Melbourne, Sydney dhe Brisbane.
Teksa ishte atje, Rita ka qenë e ftuar edhe në disa emisione televizive dhe radio, ku ka folur ndër të tjerash rreth suksesit të albumit të saj më të fundit, “Phoenix” të publikuar në nëntor të vitit të kaluar.
E ftuar në një nga radiot më të njohura në Australi, Rita ka dhënë një intervistë shumë interesante, ku ndër të tjerash ka folur edhe për origjinën e saj shqiptare.
Në një video të dërguar nga lexuesit e Telegrafit, në valët radiofonike dëgjohet këngëtarja me prejardhje nga Kosova, teksa u mëson moderatorëve të emisionit disa fjalë në gjuhën shqipe, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch
Rita u tregon atyre se si thuhet në shqip “Si je? (How are you)”, teksa më pas u mëson atyre edhe përkthimin e fjalës “Congratulations” dhe “Happy Birthday”, që në shqip përkthehen si “Urime” dhe “Urime ditëlindjen”.
Megjithëse me pak vështirësi në të shprehur, Rita nuk e ka harruar gjuhën e saj amtare, të cilën e ka mësuar nga prindërit, dhe siç është shprehur ajo vet, në shtëpinë e saj flitet shqip.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













