Integrimi
Libër që mbështet fëmijët në mësimin e gjuhës shqipe
"Kërkova këngë në gjuhën shqipe për fëmijët deri në moshën pesë vjeçe, por pa sukses",shpjegon autorja motivin për të realizuar librin "Ne jemi të vegjël, ne jemi fëmijë"
Sebehate Ismailji-Zulfiji ka prezantuar ditë më parë në Cyrih, librin dhe CD-në me këngë dhe lojëra për fëmijë të vegjël me titullin „Ne jemi të vegjël, ne jemi fëmijë”
Me këtë rast, zonja Maya Mulle udhëheqëse e:Elternbildung CH, veç tjerash u shpreh: “Këngët për fëmijë u përkasin të gjitha kulturave. Ato kalojnë nga brezi në brez dhe posaçërisht për emigrantët/et ndërtojnë një urë me atdheun. Sebehat Ismailji Zulfiji, një grua shqiptare që jeton në Zvicër, ka vendosur të botojë një libër me CD për fëmijë me këngë për fëmijët shqiptarë. Ajo ka përmbledhur këngë fëmijësh dhe tekste nga librat shqiptare. Tekstet janë përpunuar dhe janë pasuruar me muzikë nga profesionistë muzikorë në Maqedoni, duke u ilustruar në mënyrën më të bukur dhe duke ju përshtatur moshës për fëmijë të vegjël”.
Ky projekt u mundësua nga Elternbildung CH – Dachverband der Elternbildung.
Ndërsa autorja e librit dhe CD-së, Sebehate Ismailji-Zulfiji ka treguar se si i ka lindur ideja për të realizuar këtë projekt. “Si një profesioniste për nxitjen e integrimit në fushën e fëmijërisë së hershme, udhëheqëse e një grupi të fëmijëve zvarritës shqiptarë dhe ndërmjetësuese e kulturës, konstatova se një gjuhë e jetuar dhe kultivuar amtare ka domethënie të madhe. Kur fillova të merrem me temën „Nxitja e hershme”, kërkova këngë të thjeshta në gjuhën shqipe, për fëmijët deri në moshën pesë vjeçare. Por pa sukses” ka thënë ajo.
“Dhe kështu lindi ideja e këtij libri me këngë për fëmijë. Ky libër në mënyrë specifike mbështet fëmijët në mësimin e gjuhës së tyre dhe inkurajon pavarësinë. Përveç kësaj, fëmijët dhe të rriturit mund ta kultivojnë kulturën shqiptare në vendlindjen e re”, përfundon autorja e librit dhe CD-së “Ne jemi të vegjël, ne jemi fëmijë”, përfundon Sebehate Ismaili-Zylfiji
Porosia e këtij libri me CD bëhet në këtë adresë www.elternbildung.ch/aktuelles.html.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











