Shqipëria
Aliu: E drejta e mohuar e votës, pasojë e vullnetit politik
Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje mori pjesë në Samitin e Diasporës të organizuar në Tiranë.
Deputeti Liburn Aliu foli në këtë Samit edhe si panelist në diskutimin për të drejtën e votës. Ai theksoi se mbështetja e madhe ekonomike që aktualisht jep mërgata shqiptare është krejtësisht në shpërputhje me të drejtën e mohuar të votës.
“Në Kosovë, edhe pse ligji ekziston, vetë ligji dhe procedurat e zbatimit të tij krijojnë barriera të shumta që pengojnë përfshirjen e bashkatdhetarëve në zgjedhje. Është e qartë se shembujt e praktikave të mira nuk mungojnë, dhe këto barriera janë pasojë e vullnetit të munguar politik”, ka thënë Aliu.
Deputeti shpjegoi se edhe nëse realizohet e papenguar e drejta e votës, kjo do të ishte prapë e pamjaftueshme, shkruan kohanet, përcjell albinfo.ch.
Mërgata, sipas tij, do të duhej të kishte ulëse të rezervuara në Kuvend, si dhe të gjitha çështjet që prekin mërgatën do duheshin trajtuar përmes strukturave të posaçme të aparatit shtetëror.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












