Shqipëria
Ngjarje e rëndë: Vdes nëna dhe njëra nga foshnjat binjake
Një nënë 36-vjeçare nga Fieri, e cila kishte lindur binjakë më 11 shkurt, ka ndërruar jetë në Sanatoriumin e Tiranës, e prekur nga virusi i gripit AH1N1.
Ngjarja ka ndodhur të dielën, por është bërë e ditur vetëm sot, pasi nëna kishte dy javë e shtruar në spital, shkruajnë mediat shqiptare.
Për shkak të gjendjes së rënduar, mjekët u detyruan të provonin lindje të parakohshme të dy foshnjave, përcjell albinfo.ch.
Një prej tyre humbi jetën si pasojë e lindjes së parakohshme, pas vetëm 31 javësh shtatzëni në Maternitetin “Koço Gliozheni”.
Pas vdekjes së gruas shtatzënë në spitalin e Sanatoriumit, e cila dyshohet se ishte e prekur nga virusi AH1N1, ka reaguar shefja e reanimacionit në Sanatorium, Alma Cani.
“Rasti konkret në fakt ishte një grua shtatzënë, 31 javëshe, e ardhur në datën 9 shkurt në spitalin tonë, u paraqit pas një gjendje të gripit. U fut direkt në terapi intensive, kishte probleme në frymëmarrjen. Duke qenë se situata ishte e vështirë, u detyruam që të bënim lindjen e parakohshme. Ishte me binjakë dhe u realizuar në spitalin tonë lindja bashkë me kolegët e maternitetit Koço Gliozheni. Njëri nga fëmijët ndërroi jetë ndërsa tjetri jeton. Gruaja vazhdoi me asistencën në reanimacion. Me gjithë përpjekjet që u bëmë, nuk mundëm dot ta kalojmë. Në 25 shkurt pacientja ndërroi jetë”, deklaroi Cani.
Mjekja e spitalit “Shefqet Ndroqi”, Alma Cani, u bëri apel të gjitha grave shtatzënë që të tregohen të kujdeshme ndaj virozave, pasi janë më të ndjeshme që të preken nga gripi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















