Lifestyle
Aktori Tyler Perry i ka dhënë fund rolit të tij të gjyshes Madea
Skenaristi, producenti, regjisori dhe aktori Tyler Perry, i ka dhënë fund rolit të tij të gjyshes në trilogjinë e filmave “Madea”.
Gjatë parakalimit në qilimin e kuq për premierën e pjesës më të re “A Madea Family Funeral”, Perry, 49-vjeçar, ka thënë se është koha për t’i thënë lamtumirë rolit të tij të gjyshes. Perry, me rolin e Madeas në 11 pjesë të filmave, ka grumbulluar 500 milionë dollarë nëpër arkat filmime, përcjell albinfo.ch.
“Sivjet do t’i mbush 50 vjet dhe për 50 vjetët e ardhshëm do të bëj diçka tjetër. Nuk dua që të jem në moshë të saj duke luajtur ende këtë rol, prandaj është koha që ta lëmë të shkojë”, ka thënë Perry.
Në film, Madea dhe familja e saj udhëtojnë në qytetin e Georgias. Atje papritur planifikojnë një funeral. Perry për herë të parë prezantoi gjyshen Madea në dramën e vitit 1999 “I Can Do Bad All By Myself”.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?












