Ekonomi
Shmanget recesioni në Gjermani
Shpenzimet e larta shtetërore e ndihmuan Gjermaninë të shmangë recesionin në tremujorin e katërt të vitit 2018, pasi eksportet dështuan të mbështesin ekonominë në ngadalësim.
Të dhënat e detajuara, të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, konfirmuan se ekonomia më e madhe në Evropë u përball me stagnim në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, pas një recesioni të lehtë në tremujorin paraardhës.
Sipas raportit zyrtar, shpenzimet shtetërore u rritën me 1.6%, duke kontribuar me 0.3 pikë përqindje në rritjen ekonomike. ndërsa, eksportet dhe importet u rritën me 0.7%, duke mos dhënë asnjë kontribut në tregtinë neto, transmeton ‘Scan’.
Konsumi privat, që ka mbështetur ekonominë në një kohë të ngadalësimit të eksporteve, u rrit me 0.2%, ndërsa kontributi në rritjen e përgjithshme ekonomike ishte 0.1 pikë përqindje. Eksportet gjermane janë dobësuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit, për shkak të luftës tregtare mes ekonomive më të mëdha në botë dhe rënies së tregut të automjeteve, përcjell albinfo.ch.
Sipas analistëve, rregullat e rrepta të emetimit të gazrave kanë penguar shitjet në sektorin e automjeteve, si në eksport, ashtu edhe në konsumin e brendshëm. Varësia e Gjermanisë nga eksportet e bën këtë vend vulnerabël, sidomos ndaj mosmarrëveshjeve tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës në njërën anë dhe Kinën me Bashkimin Evropian, në anën tjetër. Megjithatë, analistët dhe investitorët shpresojnë se konflikti tregtar do të zgjidhet së shpejti.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











