Muzikë
Të rritur me çifteli e veshje kombëtare, djemtë e Zvicrës që nuk i kanë munguar asnjë feste kombëtare
Njihuni me dy talentët e rinj që prej vitësh mbajnë gjallë skenën folklorike të muzikës shqiptare në manifestimet e bashkatdhetarëve tanë në Zvicër që organizohen në data e përvjetorë të festave tona kombëtare.
Në kuadër të ditës së pavarësisë së Kosovës, shumë shoqata e shoqëri kulturo artistike që veprojnë në Zvicër, kanë shfaqur program të pasur artistik për nder të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në mesin e shumë e të rinjëve që përformojnë në manifestime të bashkatdhetarëve tanë, shquhen vëllëzërit e rinj Arbnor dhe Rrezart Kuqi, pa të cilët skena e muzikës sonë folklorike nuk do të ishte e plot.
Dy talentët e rinj janë prej disa vitësh pjesë e skenave të muzikës në manifestime e koncerte të ndryshme që organizohen nga bashkatdhetarët tanë anëmbanë Zvicrës. Së fundmi ata janë paraqitur në skenë në Mönchaltorf nën organizimin e shoqatave kulturore „Atdheu“ dhe „SH.K.A. Rilindja“ Winterthur me çifteli e veshje kombëtare.
Muzika folklorike është pjesë e pandashme e jetës së Rrezartit dhe Arbnorit. Qysh si të vegjël janë paraqitur në skenë me këngë e valle nga reportuari i muzikës sonë folklorike.
Talentin për muzikë ata e kanë trashëguar nga i ati, i cili poashtu merret me muzikë dhe luan me vegla folklorike. Pindërit janë kujdesur që djemtë e tyre talentin për muzikë të zhvillojnë edhe në zhanre tjera, duke ju krijuar atyre kështu hapësirë të gjerë në përzgjedhjen e instrumenteve dhe muzikës më të cilën ata dëshirojnë të paraqiten në skenë. Dhe, përderisa ata janë në skenë, prindërit nuk e fshehin dot krenarinë për fëmijët e tyre.
„Ata na japin kënaqësi dhe kjo është lumturia që nuk blihet me pare“, shprehet për albinfo.ch, i ati fëmijëve, Jakup Kuqi.
Përveç veglave folklorike, Arbnori dhe Rrezarta, luajnë edhe me violinë e sint. Ata janë anëtarë të simfonisë së shkollës së muzikës të regjionit Rheintal dhe janë pjesë e shfaqjeve të ndryshme koncertale në kuadër të shkollës së muzikës Rheintal.
Arbnori është 15 vjeç, kurse Rrezarti 11 vjeç. Të dy vëllëzërit thonë se janë të lidhur ngushtë me këngët dhe vallet e muzikës folklorike shqiptare. „Manifestimet tona na japin gjithmonë një ndjenjë dhe emocion të veçantë, sepse jemi në mesin e bashkatdhetarëve tanë të cilët e dëgjojnë më shumë mall muzikën folklorike. Kjo na jep kënaqësi dhe na motivon ti këndojmë heronjëve tanë“, thotë Arbnori.
Krahas muzikës, dy vëllëzërit janë të talentuar edhe në futboll. Të dy luajnë në akademinë e futbollit të klubit të Bundesligës austriake Altach, në skuadrën U16 luan Arbnori, ndërsa Rrezarti luan për grupmoshat e të rinjëve U12.
E-Diaspora
-
Puna në ajër të jep ndjenjën e paqes “Nuk ka asgjë më mirë se të mund të punoj në ajër. Kur kam kohë dhe...
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
Jeta në Austri
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon? Një nga fshatrat më të bukur dhe më të mbushur me njerëz të Austrisë po kërkon...
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?