E-Diaspora
15 vjet më pas, gjen fëmijët nga fotografia e luftës në Kosovë
Adrian Weickart ka udhëtuar disa herë në Kosovë, dhe ka gjetur, 15 vjet pasi është bërë fotografia në fjalë, fëmijët nga fotografia
Fëmijë që bartin një fishek të madh granate sikur të kishin në duar një qese me sheqerka. Është një fotografi kjo e bërë ë vitin 1998 nga Peter Burckhard i organizatës Humanright Watch. Kjo fotografi qe bërë njëlloj ikone e luftës së Kosovës dhe qe shpërndarë në gjithë botën, për të mbledhur ndihma për Kosovën.
I fascinuar nga kjo fotografi dhe i motivuar nga pyetjet si: “Kush janë këta fëmijë, a e kanë mbijetuar luftën dhe çfarë bëjnë ata sot?”, nxënësi Adrian Weickart ka udhëtuar disa herë në Kosovë, dhe ka gjetur, 15 vjet pasi është bërë fotografia në fjalë, fëmijët nga fotografia. Sot ata janë të rinj, tashme të rritur ndërsa Adrian Weickart ka shfrytëzuar nga rasti që me ta të zhvillojë një intervistë.
Nga kjo ka lindur ekspozita “Kinder im Kosovo” (Fëmijët në Kosovë), që mund të vizitohet nga 9 deri më 13 shtator në INSA Haus, në Erfurt, shkruan today.de.
Weickart me ekspozitën e tij dëshiron të luftojë kundër harresës dhe ta bëjë të qartë se të rritesh në paqe, sikur rriten fëmijët sot në Gjermani, nuk është diçka e vetëkuptueshme.
Ministrja gjermane për Çështje Evropiane Marion Walsmann e ka vizituar ekspozitën dhe ka dëgjuar rrëfimet mbrapa eksponateve, të autorit të saj, Adrian Weickart.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













