Shkurt.ch
318 milionë për bursa dhe kredi
Më së shumti bursistë në krahasim me numrin e banorëve kanë kantonet Valis, Graubünden dhe Jura ndërsa më së paku kantonet: Glarus, Cyrih dhe Zug
Gjatë vitit 2012 kantonet e Zvicrës kanë dhënë së bashku rreth 318 milionë franga për bursa dhe kredi, prej të cilave kanë përfituar rreth 50 mijë studentë dhe nxënës. Shumat e dhëna ndryshojnë shumë për nga lartësia, nga kantoni në kanton.
Kantonet gjatë vitit të kaluar kanë dhënë në formë të bursave 302 milionë franga ndërsa në formë të kredive, afër 16 milionë franga, bën të ditur Zyra Federale për statistikë (BFS).
Shuma më e madhe e dhënë në merin e bursave dhe kredive qe arritur në vitin 1993, kur ishin ndarë 357 milionë franga. Pas atij viti, deri në vitin 2009 shumat kanë ardhur duke rënë. Krahasuar sipas fuqisë aktuale blerëse, për shkak të shtrenjtimeve, bursat nga viti 1993 deri më sot kanë rënë për 22 për qind ndërsa kreditë madje 57%.
Po ashtu edhe federata ka subvencionuar arsimimim me 25 milionë franga, që është për 100 milionë më pak se në vitin 1993. Kështu, nëse në vitin e përmendur federata merrte pjesë me një të tretën e shumës, në vitin 2012 pjesëmarrja ka rënë në gjithsej 8 për qind.
Mesatarja për gjithë Zvicrën e kontributeve për bursa gjatë vitit 2012 ka qenë 6500 franga. Më e lartë kjo mesatare, 9100 franga, ka qenë në kantonin Vaud dhe 8400 franga, në Cyrih. Ndërsa në kantonet Neushatel dhe Valis ajo nuk arrinte mbi 4000 respektivisht 4600 franga., shkruan Aargauer Zeitung.
Më së shumti bursistë në krahasim me numrin e banorëve kanë kantonet Valis, Graubünden dhe Jura ndërsa më së paku kantonet: Glarus, Cyrih dhe Zug.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë













