Shkurt.ch
Ndalohet iniciativa kundër Kuranit: Diskriminuese për myslimanët
Iniciativa, në mënyrë indirekte drejtohej kundër një projekti për mësimin e islamit në shkolla, të realizuar nga imami shqiptar Rehan Neziri dhe të financuar nga shteti zviceran
Një iniciativë e lancuar për votim gjithëpopullor në kantonin Thurgau që kërkonte ndalimin e Kuranit në shkollat zvicerane është shpallur diskrminuese nga Gjykata Federale e Zvicës, dhe si e tillë nuk do të lejohet të votohet për të.
Më shumë se 4000 nënshkrime ishin mbledhur nga partia SD (Schweizer Demokraten) për iniciativën, në tekstin e të cilës veç tjerash shkruan se ajo kërkon “që në shkolla të ndalohen tekstet raciste, kundër gruas dhe ato që bëjnë thirrje për vrasje”. Por, ideja që si e tillë, në thelb duket krejtësisht në rregull, ka për synim të fundit ndalimin e mësimit të lëndës së islamit në shkolla.
Sipas komitetit në fjalë nuk ekziston islami i moderuar, pastaj Kurani, sipas tyre, është në thelbin e tij diskrimnues ndaj femrës, racist dhe bën thirrje për vrasje. Për këto arsye, tekstet religjioze të myslimanëve duhet të mbahen larg nga shkollat.
Këtë iniciativë e kishin hedhur poshtë si diskriminuese, fillimisht qeveria e pastaj edhe Parlamenti i Kantonit Thurgau. Kjo ka qenë hera e parë në këtë kanton që është shpallur e pavlefshme një iniciativë.
Sipas gjyqtarëve të Gjykatës Federale teksti i iniciativës “ndonëse fyerje për intelektin dhe naiv, në vetvete nuk është i dëmshëm. Por, i dëmshëm sipas tyre është synimi i fundit i iniciativës.
Gjyqtarët më tutje kanë cituar iniciuesit, sipas të cilëve islami është kundër kushtetutës. Iniciativa prandaj synon të ndalojë që ky religjion të mësohet në shkollat zvicerane. Por për gjykatën një gjë e tillë do të ishte “diskriminim i qartë i myslimanëve. Në këtë mënyrë iniciativa përbën shkelje të Kushtetutës federale, pasi shteti duhet të mbetet neutral në çështjet e fesë”.
Ndërsa në lidhje me pohimin në tekstin e iniciativës se Kurani bën thirrje për dhunë, Gjykata Federale ka mendim tjetër. Sipas saj, edhe Dhjata e Vjetër ka disa pasuse problematike. Pastaj edhe Vilhelm Teli i Shilerit do të duhej të ndalohej, në rast se do të nxirrej teksti nga një kontekst i tillë siç e bëjnë iniciuesit me tekstet islame.
Komiteti i kësaj iniciative synonte konkretisht ndalimin e një projekti pilot për mësimin e lëndës së islamit në një shkollë në Kreuzlingen. Është fjala për një projekt të realizuar prej tri vitesh nga imami shqiptar Rehan Neziri dhe të financuar nga shteti. Imami Neziri, siç shkruan gazeta NZZ konsiderohet nga të gjitha palët si person i besueshëm dhe me autoritet.
Ai ka theksuar se nuk është duke udhëhequr ndonjë shkollë të kuranit por vetëm po u mëson nxënësve bazat e Islamit, të cilët krahas kësaj mësojnë edhe bazat e krishterimit.
Projekti ka marrë një vlerësim të shkëlqyer nga një ekspertizë e bërë nga jashtë dhe pasi është treguar i suksesshëm dhe me ndikim pozitiv në integrimin e nxënësve myslimanë, i është vazhduart financimi edhe për më tutje.
Në Kreuzlingenin me rreth 20.400 mijë banorë, jetojnë rreth 2000 myslimanë ndërsa një e katërta e nxënësve në shkollat e këtushme kanë perkatësi fetare myslimane.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










