E-Diaspora
Vlerësohet prezantimi i veprave të të rinjve nga Kosova në Evropë

Ekspozita e nxënësve me titull “New Urbanistic and Culture of Cohabitation in Kosovo“ ka arritur një sukses të madh në Bienalen e Venecias, Kjo ekspozitë është e mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit etj.
Pikturat e nxënësve nga Gjilani më 16 janar 2019 janë ekspozuar në Galerinë e Artit në objektin e Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës, me titullin “Bashkëjetesa natyrore dhe kulturore në Kosovë”, përcjell albinfo.ch.
Pas kësaj nga data 1 shkurt deri më datën 8 shkurt 2019, këto punime do të jenë prezente edhe në objektin e Ambasadës së Kosovës në Bernë (Zvicër) si dhe në shtete të tjera të Evropës dhe botës.
Ambasadorja Nazane Breca, e shoqëruar nga Mustafë Xhemaili, Ministër-Këshilltar, ka marrë pjesë në këtë ekspozitë.
“Ekspozita është një pasqyrim i vlerave shpirtërore të artistëve nga Kosova, të cilët kryesisht janë fëmijë të komuniteteve pakicë në Kosovë si serbë, boshnjakë, romë etj. Përmes pikturave dhe fotografive artistike ata kanë shprehur jetën e tyre të përbashkët, duke pasqyruar ambientin kulturor dhe natyror ku ata jetojnë”, ka thënë ambasadorja.
Këto fotografi gjithashtu janë të vendosura rreth pikturës së famshme të Ibrahim Kodrës:”Piktura për Qytetin e Ri”, një vepër e artistit tonë të madh,e cila reflekton bashkëjetesën natyrore dhe kulturore në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri