Uncategorized
Ministri i Diasporës: Humbja e Arian Dacit, e tmerrshme
Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka thënë se vdekja e zëvendësministrit të Ministrisë së Diasporës, Arian Daci, është humbje e tmerrshme dhe e papritur.
Këto deklarata Gashi i bëri pas lajmit se Arianit Daci, zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës, ka humbur jetën nga një ortek në Brezovicë.
“Me dhimbje të thellë mësova lajmin për vdekjen tragjike të Arianit në Brezovicë. Ky lajm është sa i papritur, aq edhe shokues e i tmerrshëm. Ariani, përpos që ishte koleg, ishte dhe mik i dashur. Ishte njeri që deshti këtë vend, deshti kolegët e tij, e më së tepërmi deshti jetën. Shkuarja e tij kaq e hershme në amshim është një humbje e tmerrshme për ne si kolegë, për miqtë e shumtë e për familjen e tij, të cilëve u shpreh ngushëllimet e mia më të thella në këto momente shumë të vështira. Gjithmonë do ta kujtojmë Arianin si shok të mirë, punëtor të zellshëm, zemërmirë dhe të dashur. Do të na mungosh të gjithëve, mik! Ngushëllimet më të thella për juve, akad. Nexhat Daci dhe Zineta, Merita, e mbarë familja Daci. Pastë dritë shpirti i të ndjerit!”, ka thënë Gashi.
E-Diaspora
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Gjermani
Besmir Elmazi përfundon specializimin e tretë në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf -
„Discere et studēre ad futurum – Mësim e studim për të nesërmen!” -
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern po zhvillon provat për festën e 28 Nëntorit -
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti











