Lifestyle
Aktori Spacey deklarohet i pafajshëm
Ish-ylli i serisë “House of Cards”, Kevin Spacey, e ndoqi një seancë dëgjimore të hënën në gjykatën e Nantucket, ku po akuzohet për ngacmim seksual të një 18-vjeçari, ngjarje kjo që besohet të ketë ndodhur para më shumë se dy vjetësh. Aktori u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave, derisa gjykatësi i caktuar në këtë rast e detyroi djaloshin në fjalë që t’i sigurojë të gjitha të dhënat nga telefoni i tij personal, të asaj kohe kur supozohet se ka ndodhur incidenti.
Spacey nuk e tha asnjë fjalë në gjykatën e Nantucket rreth incidentit ku ai akuzohet për ngacmim seksual. Por, megjithatë, avokati i tij ia dorëzoi gjykatës dokumentin, përmes të cilit aktori deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave, përcjell, albinfo.ch
Madje, ai i kërkoi gjykatësit që viktima e supozuar t’ia dorëzojë gjykatës të gjitha të dhënat e telefonit të tij personal, duke datuar gjashtë muaj para 7 korrikut të 2016-s, kur besohet se ka ndodhur rasti.
Sipas avokatit të aktorit Spacey, djaloshi i cili atëkohë ishte 18-vjeçar, ka shkëmbyer mesazhe të shumta dhe video në Snapchat me të dashurën e tij, duke i treguar se është takuar me aktorin e njohur hollywoodian në lokalin “Club Car”, dhe se asnjëherë nuk ka e përmendur ndonjë ngacmim seksual nga ana e Spaceyt. Aktori mund të dënohet deri në pesë vjet burgim nëse shpallet fajtor ndaj akuzave të ngritura kundër tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













