Integrimi
Policia zvicerane paralajmëron për mashtrimet e biletave ajrore
Policia këshillon që të blejnë bileta nga kompanitë e udhëtimit, që janë të besueshme, ose direkt nga linjat e njohura ajrore

Policia zvicerane ka paralajmëruar pasagjerët që të jenë të kujdesshëm, pasi ka mashtrime me biletat drejt Kosovës. Kjo po ndodh në Kantonin e Solothurnit, shkruan ‘Blick’.
Kriminelët bëjnë oferta joshëse për udhëtime në Kosovë. Linjat ajrore imagjinare ofrojnë bileta të lira në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Pas pagesës, ofruesit nuk janë më në dispozicion dhe biletat janë të pavlefshme.
Brenda një kohe të shkurtër, dy viktima i kanë raportuar policisë kantonale Solothurn. Skenaret janë pothuajse të ngjashme.
Kontakti bëhet nëpërmjet platformave të internetit, me SMS ose Viber dhe i bëjnë një ofertë joshëse për bileta ajrore, zakonisht në Prishtinë. Megjithatë, pas pagesës, biletat janë të pavlefshme, shkruan tutje albinfo.ch.
Viktimat që kanë paraqitur rastet, kanë paguar mijëra franga në një llogari. Më pas ata morën bileta të pavlefshme, ose nuk janë marrë parasysh fare. Ofertuesit janë zhdukur pas pagesës.
Policia këshillon që të blejnë bileta nga kompanitë e udhëtimit, që janë të besueshme, ose direkt nga linjat e njohura ajrore.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri Një aeroplan i vogël u rrëzua dhe u përfshi nga flakët të shtunën në orët e...
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime