Futboll
Heroi Muriqi flet pasi dërgoi Manchester Cityn në gjysmëfinale
Hero i ‘Qytetarëve’ ishte portieri nga Kosova, Arijanet Muriqi, i cili mbrojti dy penallti
Manchester City u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Anglisë, pasi mposhti Leicester Cityn me penallti 3:1, derisa koha e rregullt përfundoi 1:1, shkruan albinfo.ch.
Hero i ‘Qytetarëve’ ishte portieri nga Kosova, Arijanet Muriqi, i cili mbrojti dy penallti. “Po i prisja. Thjesht e shikoja derisa ata e godisnin topin dhe më pas kam reaguar. Ishte një ndjenjë madhështore”, ka thënë Muriqi pas ndeshjes.
Ai ka debutuar për Kosovën në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit në shtëpi me rezultat 4:0.
Atë e lavdëroi pas ndeshjes edhe trajneri i mirënjohur, Pep Guardiola. “Ai është një portier i madh. Këtë vit Aro është i jashtëzakonshëm”, deklaroi Guardiola.
Edhe ylli i Belgjikës, Kevin De Bryune, nuk i kurse lëvdatat për portierin shqiptar. “Ai është i ftohtë sikur akulli. E ka merituar këtë sukses, pasi ka punuar shumë”.
Arijanet Muriqi gjithashtu është shpallur edhe futbollisti i ndeshjes.
https://www.youtube.com/watch?v=GqhaaqGpt1I
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













