Jeta në Zvicër
Cyrih vendi me pagat më të larta

Pagat në Cyrih kanë qenë 7,820 franga më 2016, niveli më i lartë ndonjëherë.
Shifrat përfaqësojnë të ardhurat mesatare bruto në Cyrih në vitin 2016, kjo do të thotë së gjysma nga të gjithë të punësuarit kanë fituar më pak se kjo shumë dhe gjysma tjetër ka fituar më shumë.
Shifra e vitit 2016 ishte 1.3 për qind më e lartë se ajo e vitit 2014 dhe më e larta ndonjëherë, thuhet në një deklaratë të botuar të mërkurën.
Një në 4 punëtorë ka fituar më shumë se 10.000 franga në muaj dhe pothuajse numri i njëjtë i punëtorëve ka fituar më pak se 6,000 franga në muaj, përcjell Albinfo.ch.
Ata të cilët kanë fituar më shumë janë me shkollim të lartë, si mjekët 10,388 franga në muaj, menaxherët 10,538 franga, si dhe ata të cilët punojnë me financat 10,949 franga.
Më pak kanë fituar të huajt në moshën 50-vjeçare, me të ardhura prej 4,658 frangash.
Përderisa rrogat mund të duken të larta, në fakt, banka zvicerane UBS ka publikuar më herët këtë vit se Cyrihu është i pari për çmimet, pastaj vjen Gjeneva.
Shifrat më të fundit të të ardhurave të Cyrihut vijnë nga një rishikim dyvjeçar i kryer nga Zyra Federale e Statistikave Zvicerane, të bazuara në të dhënat nga 213,000 njerëz që punojnë në qytet.
Llogaritjet mujore të të ardhurave bruto përfshinin kontributet e mirëqenies sociale, shpërblimet dhe një pjesë të pagës shtesë 13-mujore të paguar për shumë punëtorë zviceranë.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz