Sport
Zurichun e shpëtojnë shqiptarët, 2 super gola nga Kryeziu dhe 1 penallti nga Kololli
Këto ishin dy golat e parë për Kryeziun në këtë sezon, derisa goli i gjashtë për Beenjamin Kolollin
Xamax dhe Zurich kanë barazuar 3:3, në kuadër të javës së 15-të të Superligës zvicerane.
Në këtë ndeshje, tre golat për Zurichun i kanë shënuar futbollistët shqiptarë, shkruan albinfo.ch.
Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu, shkëlqeu duke shënuar dy super gola nga distanca. Kryeziu realizoi për 2:1 dhe 2:2, derisa Benjamin Kololli shënoi nga penalltia për 3:3.
Kështu futbollistët pas formës shumë të mirë me Kosovën, që u kualifikuan në Ligën C, dhe në gjysmëfinale, kanë vazhduar me formë të mirë edhe në Superligën zvicerane.
Këto ishin dy golat e parë për Kryeziun në këtë sezon, derisa goli i gjashtë për Beenjamin Kolollin.
Në takimin tjetër, kampioni Young Boys mundi 1:0 Luganon.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













